Në vijim të vizitës së tij në Kanada, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua edhe me kryeministrin e Ontarios me të cilin bisedoi për suksesin e komunitetit shqiptar atje.
Komuniteti shqiptar në Kanada dhe zhvillimi që kanë marrë, janë ambasadorët më të mirës mes dy vendeve, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me kryeministrin e Ontarios Doug Ford.
"Një komunitet i cili sot është mbi 50 mijë banorë, të cilët e kanë nisur nga zero dhe janë rritur këtu…dhe janë kthyer në histori suksesi. Sot ky komunitet është një urë e jashtëzakonshme për të bërë biznes, për të punuar në institucionet akademike. Për ta mbajtur Ontarion dhe Toronton një hapësirë të hapur për emigrantë të rinj, që nesër bëhen ndoshta ambasadorët më të mirë të dy vendeve tona”, tha Veliaj.
Kryeministri i Ontarios tregoi se lidhja e tij me shqiptarët, shkon përtej detyrës dhe politikave mbështesë.
“Pra, edhe unë jam pjesë e familjes tashmë. Këtu kemi një komunitet të madh shqiptarësh, me njerëz punëtorë dhe inteligjentë, të cilët kontribuojnë çdo ditë në ekonomi. Jemi të hapur për marrëdhënie frytdhënëse për të ecur përpara, I dua shumë shqiptaret! Madje, vajza ime është martuar me një shqiptar”, tha Doug Ford, Kryeministër i Ontarios.
Kryeministri Ford dhe kryebashkiaku Veliaj u shprehën se do të punojnë për të forcuar më tej lidhjet mes Ontarios dhe Tiranës, për të ecur përpara.
Pa viza e pa seleksionim,Kanadaja do te mbushej me /cuna speciale/ sic jane molepsur Greqia,Italia,Spanja e Britania.Do t'i hapej pune Rames ke te mbronte e justifikonte me pare.
PërgjigjuPerse qeveritaret tane nuk i kerkojne asnjeher dhe ne asnje kohe autoriteteve Kanadeze per hapjen e nje ambasade ne Tirane?por rrime ne shprese te autoriteteve italiane ne Rrome qe 90% te vizave tona i refuzojne ne kuader te rracizmit pa arsye dhe pa sqarim!
PërgjigjuTi heqe vizat kanadaja qe te kemi passport ranking me te larte per shqiperine nga 50th te behet 45th ne 2024
Përgjigju