Erion Veliaj, drejtuesi politik i PS dhe kryebashkiaku i Tiranës

Politikë

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra! Me mllef dhe inat nuk shkohet përpara

2 Shkurt, 20:00| Përditesimi: 2 Shkurt, 20:05

  • Share

Tiranë- Drejtuesi politik i PS, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka komentuar partitë e reja politike në Shqipëri. 

Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se sot ka shumë forca të reja, por me ide shumë të vjetra. 

Ai solli si ilustrim qëndrimin e përfaqësuesve të këtyre partive në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që kanë refuzuar të votojnë për abonetë falas për studentët dhe pensionistët vetëm për inate politike.

“Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra. Ndonjëherë të kap tundimi dhe them po mirë, po e keni mundësinë në Këshill Bashkiak ta votoni ndihmën ekonomike, ta votoni rindërtimin për tërmetin se është program i majtë, është social. Kur shoh që thonë që dhe ne jemi të majtë, them: Po është në nderin tuaj ta votoni abonenë e pensionistit, abonenë e studentit, konviktet që janë me gjysmë çmimi, ushqimin nëpër shkolla. Besoj që në politikë, ajo që thonë amerikanët është: “The record”. Pra arkiva jote e vendimeve. Ti me kaq pak vendimmarrje sa ke nuk i mbështet këto, atëherë pse kërkon më shumë kur ti nuk je gati”, u shpreh Veliaj në podkastin “Majtas”. 

Dhe më tej thekson se me inat nuk bëhet asgjë, pavarësisht moshës dhe nuk shkohet përpara.

“Vetëm për inatin e politikës?! Kjo do të thotë kultura e inatit është shumë e vjetër, kështu që mund të jesh i ri në moshë, por për sa kohë i bën gjërat me mllef dhe inat nuk shkohet përpara”, thotë kryebashkiaku.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/02/2025 04:18

    Kur votojne kunder aboneve per pensioniste e studente,etj nuk e bejne /per inat te politikes/,por sepse neser ju do te merrni gjithe dafinat e kesaj arritjeje e do t'a shisni ndoshta per te marre dhe vota, si sukses i PS,kur ne fakt eshte arritje e bashkepunim i te gjitha forcave politike te perfaqesuara ne Keshillin bashkiak qe votojne e qe do u mbeten vetem /shkarpat/.

    Përgjigju
  • kriter: 02/02/2025 21:07

    akoma ste kan arrestuar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?