Veliaj viziton Kopshtin Zoologjik të Tiranës, takon fëmijët që kishin zgjedhur të kalonin aty fundjavën

23 Prill 2023, 17:33| Përditesimi: 23 Prill 2023, 18:38

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur të surprizojë vogëlushët e kryeqytetit të cilët këtë fundjavë kishin zgjedhur të vizitonin mjediset e Kopshtit Zoologjik të Tiranës. Gjatë kësaj eksperience të bukur për fëmijët nuk kanë munguar edhe bisedat e këndshme dhe fotot që kryebashkiaku i Tiranës ka bërë me të vegjlit e qytetit.

Bashkia e Tiranës e ka konceptuar Kopshtin Zoologjik si një hapësirë ndryshe, jo vetëm për t’u njohur me kafshët dhe për t’u argëtuar, por edhe si një hapësirë edukimi e mësimi me botën e kafshëve.

Zoo Park Tirana ofron për fëmijët një hapësirë të transformuar dhe të përkryer për argëtimin e fëmijëve. Fëmijët kanë mundësi të eksplorojnë botën e larmishme të kafshëve e njëkohësisht të shfrytëzojnë aktivitetet e ndryshme që zgjasin përgjatë gjithë ditës. Aty përfshihen zona pikniku, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për vizitorët. Krahas këtyre, në kopësht janë të shpërndara kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makja Veli'a: 24/04/2023 00:09

    Po na e bëre sikur janë hektarë pa fund,si Disney e GardaLand?!rrethuar me pallate pa shije pa hapësira publike,secili për vete,pa bashki e bashkësi!..Lulishte e pemë mbill te Diga e Liqenit të Vjetër të Tiranës,edhe mbi Kodrën e Digës Mbill Ullinj a Limona e Portokalle! Duhet studjuar çdo detaj,edhe çdo lloj Pemë që mbjell o Demagogu MakjaVelist!

    Përgjigju
  • Demagogu: 23/04/2023 22:37

    Po e mbushe me Pallate edhe aty,vazhdon ndërton Salillari jot?!duhesh denoncuar për hapësirat skandaloze ku jetojnë kafshët,mjerane!!..zgjeroje hapsirën e gjelbër edhe poshtë Digës së Liqenit,edhe mbi digë mbill pemë të ulëta mesdhetare,apo vreshta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?