Veliaj: Synimi ynë, kurse falas vitin e ardhshëm për të rinjtë te Piramida

26 Tetor 2023, 14:25| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 10:00

  • Share

Fëmijët dhe të rinjtë që duan të aftësohen në fushën e teknologjisë së informacionit në fillim të vitit tjetër mund të ndjekin kurset falas tek Piramida e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky synim mund të vihet në jetë nga 1 janari 2024. 

“Ëndrra ime është që çdo çun dhe çdo gocë në Tiranë të ketë mundësi ta marrë kursin falas pavarësisht se ku jeton, në Bathore apo në Bllok. Unë nuk siguroj dot suksesin e secilit, - nuk është as misioni im -, por ajo që duam të sigurojmë është që fillimi të jetë njësoj për të gjithë”, u tha Veliaj pjesëmarrësve në konkursin e AWS.

Gjatë pjesëmarrjes në ndarjen e çmimeve të konkursit AWS Jam Day, dedikuar teknologjisë “Cloud” në Shqipëri, Veliaj kujtoi se jo më larg se 8 vjet më parë, industria më e zhvilluar në Tiranë ishte fasoneria, ndërsa sot turizmi dhe teknologjia zënë 50% të ekonomisë së qytetit.

“Kur e filluam këtë punë, 8 vjet më parë, Tirana prodhonte 25% tekstil, - pra, këmisha dhe bluza, dhe 25% atlete dhe këpucë. Sot nuk jemi perfekt, por pas 8 vitesh, 25% e ekonomisë që gjeneron Tirana është ICT dhe 25% turizëm. Kjo tregon se nëse ne shqiptarët i futemi punës me pasion, dimë t’i çojmë gjërat përpara”, deklaroi Veliaj.

Konkurrentët pjesëmarrës në këtë konkurs u asistuan nga dhjetëra profesionistë dhe inxhinierë të Amazon Web Services.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?