Veliaj takim me banorët e Zall-Bastarit: Me rrugën e re është vetëm 30 minuta larg Tiranës

14 Prill 2023, 17:46| Përditesimi: 14 Prill 2023, 18:17

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me banorët e Zall-Bastarit, me të cilët bisedoi për investimet në këtë zonë. Veliaj tha se këto investime ofrojnë shërbimet e munguara për banorët e zonës, që nga infrastruktura rrugore, e deri te shkolla e re apo tregu i ri agroushqimor që do ndihmojë fermerët e zonës.

Veliaj tha se të gjitha këto vijnë falë bashkëpunimit me Qeverinë, e cila po ashtu ka sjellë qendrën e re shëndetësore në Zall-Bastar, por edhe aksin nacional të Rrugës së Arbrit.

“Ka ende njerëz që thonë: “Paska shkuar deri në Zall-Bastar!” Por, sot Zall-Bastari është vetëm 30 minuta nga dalja e Tiranës, sepse bashkë me qeverinë ne ndamë punën: Qeveria bëri Rrugën e Arbrit, deri te degëzimi në Zall-Dajt, kurse ne bëmë rrugën e Zall-Bastarit, prandaj sot vjen këtu për 30 minuta. Me ilustrimin që sapo bëra, tregojmë se me këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm mund t’i çojmë gjërat akoma më përpara. Ja ku jemi sot, në një nga hapësirat më të bukura, në qendër të fshatit, qoftë për një aktivitet, për një panair apo festë. Duhet të vini të takoni njerëz të mirë, ajër të pastër, keni ushqime bio dhe gjeni një realitet totalisht të transformuar”, u shpreh Veliaj. 

Ai tha se ndihet mjaft krenar për të gjitha këto investime, për të cilat sot vjen me kokën lart përpara banorëve të Zall-Bastarit.

“Do e kisha shumë siklet të vija këtu nëse s’do e kisha mbajtur fjalën për rrugen e re apo për tregun. Do isha shumë në hall nëse s’do e kishim mbaruar shkollën. Do isha për turp sot, nëse s’do kishte mbaruar qendra shëndetësore dhe do e kisha me shumë sekëlldi të vija nëse nuk do kishin filluar punimet e urës në Fezaj, ashtu siç kishim premtuar, dhe po u premtoj sot, ura do mbarojë përpara afatit - e ka afatin në tetor, ne do e mbarojmë përpara se të vijë vera,” u shpreh Veliaj.

Ora 18:54
Veliaj: Kurrë më mbrapa, fushata jonë, pozitive e pa të shara

Kryetari i PS në Tiranë, Erion Veliaj tha se fushata do të jetë pozitive dhe bashkëpunuese, e madje ftoi edhe demokratët të votojnë Partinë Socialiste në 14 maj, si e vetmja forcë që e çon qytetin dhe vendin përpara. Në takimin me banorët e Zall-Bastarit, Veliaj nënvizoi se fushata e mbjelljes së pemëve simbolizon bashkim.

“Ne nuk e bëjmë këtë punë se kemi inat njeri, por e bëjmë këtë punë sepse e kemi pasion, se e duam njëri-tjetrin, duam të bashkojmë komunitetin dhe që gjërat të ecin përpara. Në këtë kuptim dua një fushatë pozitive, pa të shara, pa debat. Nëse ata [opozita] nuk binden nga puna, nuk ka problem, në demokraci biem dakord që të mos biem dakord. Por, nëse duan të kthehemi të torta e Pavarësisë, te zaptimi i Lanës, te zaptimi i Parkut Rinia, është punë e tyre. Megjithatë, unë besoj se shumica dërrmuese, siç është provuar në çdo palë zgjedhje, në Zall-Bastar do që gjërat të shkojnë vetëm përpara. Me këtë simbol të bukur të mbjelljes së pemëve, ne duam që në çdo komunitet të mbillet pastërti, jo pisllëk, të mbillet dashuri, jo inat, jo urrejtje, të mbillet bashkim, jo përçarje dhe në një vend ku një pjesë e politikës mbjell vetëm sherr dhe helm, ne duhet të jemi ilaç, pastërti, dashuri, mirësi dhe mbarësi”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se të votosh për Partinë Socialiste është të votosh për punën dhe ecjen përpara.

“Ata e kanë hallin të fusin sa më shumë njerëz te gropa e tyre, ndërkohë ne duam të nxjerrim sa më shumë njerëz edhe nga gropa e varfërisë, edhe e mungesës së infrastrukturës, edhe mungesës së mundësisë që të kemi gojën e të themi: sa ishim, i bashkuam njerëzit, nuk i përçamë; sa ishim u fokusuam te puna, jo tek dhuna; sa ishim, i ngritëm njerëzit lart, nuk i shamë, as fyem dhe as i ofenduam dhe sa kishim takat e mundësi, bëmë më të mirën për t’i shërbyer komuniteteve tona të jashtëzakonshme, duke filluar këtu në Zall-Bastar dhe në të gjithë territorin e Tiranës së madhe”, tha Veliaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 14/04/2023 19:17

    ju te sharat i keni ne maje te gjuhes, pa te shara thote, kuy tipi qe edhe ne gjume ofendon njerzit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?