Aleksandër Arvizu dhe Erion Veliaj

SHBA/ Veliaj takon ish-ambasadorin Arvizu: Mik i vyer dhe avokat i përjetshëm i Shqipërisë

28 Shtator, 15:42| Përditesimi: 28 Shtator, 15:46

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka mbyllur vizitën në SHBA me një takim me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Veliaj dhe Arvizu duken të qeshur në foton e publikuar nga vetë kryebashkiaku i Tiranës krahas të cilës shkruan se ish-ambasadori mbetet një mik i vyer dhe avokat i përhershëm i Shqipërisë.

“Nuk mund të largohesha nga SHBA pa u takuar edhe me një mik  të vyer dhe të mirë si Ambasadori Alex Arvizu, avokati i përhershëm dhe i zëshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Veliaj.

Tirana ishte pjesë e panelit të OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Qyteteve në Nju Jork.

Paneli koordinohet nga kryebashkiakët e Parisit dhe Rio de Janeiro dhe ka për qëllim zhvillimin e mekanizmave inovativë dhe reformave politike për të siguruar akses më të madh të qyteteve në financimin e qëndrueshëm.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?