Matthew Palmer dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Politikë

Veliaj takon Palmer në Washington: Bashkëpunim me kryebashkiakët e SHBA për ‘Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’

18 Maj 2021, 15:30| Përditesimi: 18 Maj 2021, 15:33

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në Washington ka zhvilluar një takim me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Veliaj shkruan se qytetet janë një platformë e shkëlqyer bashkëpunimi dhe inovacioni.

“Po përpiqemi që Tirana të jetë jo vetëm një urë-lidhëse në rajon, por edhe të bashkëpunojmë me kryebashkiakët në SHBA dhe qytetet tona simotra, teksa përgatitemi për “Kryeqytetin Evropian të Rinisë 2022”, shkruan kryebashkiaku.

Veliaj ka publikuar edhe një foto së bashku me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?