Erion Veliaj

Veliaj tregon dy projektet e radhës: ‘Pallati i Sportit’ dhe stadiumi ‘Selman Stërmasi’ do bëhen si ‘Arena Kombëtare’

23 Gusht 2022, 14:15| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 14:17

  • Share

Pas pistës së re të atletikës në Parkun e Liqenit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin e mirë edhe për zhvillimin e dy projekteve të reja të ngjashme me “Arenën Kombëtare”, një për Pallatin e Sportit dhe një për stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gjatë ceremonisë për nderimin e Kampiones së Europës, Luiza Gega, Veliaj tha se tashmë kanë filluar procedurat për dy projektet e reja të rëndësishme në fushën e sportit.

“Me kërkesë të Kryeministrit kemi filluar procedurat për të realizuar të njëjtin projekt si te “Arena Kombëtare”, edhe te Pallati i Sportit dhe stadiumi ‘Selman Stërmasi’”, tha ai.

Teksa tha se Bashkia e Tiranës ka aplikuar që vitin tjetër të jemi “Kryeqyteti Evropian i Sportit”, Veliaj shtoi se Luiza Gega nuk është marrë kurrë “me sportin e rrezikshëm të sharjes së vendit”.

“Edhe në ditët kur nuk ishte kjo qeveri e kjo bashki, as këto kushte, Luiza nuk e praktikonte kurrë sportin e sharjes së vendit të saj, s’e ka bërë kurrë as në ditët e vështira, nuk i doli kurrë një fjalë e keqe”, tha ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se edhe në rastin e ndërtimit të Pistës së re të Atletikës te Parku i Liqenit nuk munguan akuzat.

“Garën se kush është më cinik, kush është më skeptik, kush bën humor më të zi, duhet ta ndërpresim menjëherë. Mbaj mend, kur filluam pistën te Liqeni, të cilën ia kisha premtuar publikisht Luizës, e kishim merak a do kishim në Shqipëri një pistë të mirëfilltë për garat me pengesa. Por, më ka marrë më shumë kohë marrja me ‘lapsat’ e ‘stilolapsat’ e portaleve, me Jeta osh Qejf e ‘jeta është gallatë’, me çdo lloj trafikanti droge që ka televizion në këtë vend, se sa të ndërtoja pistën. Nuk e kam problem për energjinë time, por humbet koha e çmuar në këtë vend, humbasim kohë pa fund me gjobëvënie. Ndërkohë, sot themi të gjithë se jemi krenarë, por a ishim aty për ta mbështetur gjithë këtë punë? Ajo që mirëkuptoj janë patjetër nevojat, por ajo që gjithashtu kërkoj mirëkuptim është se në këtë vend ne duhet të bëjmë një pakt: Kush punon duhet lejuar të punojë”, deklaroi Veliaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/08/2022 01:55

    /DINAMOJA/ ka nevoje per t'u rindertuar,por jo te priten pemet qe e rrethojne,sidomos eukaliptat gjigande.Jane nje bukuri e rradhe dhe duken te larta si sekuojat,jane si mini pyll per zonen e simbol i stadiumit.Do te ishte KRIM I MADH,po te priten ne emer te rindertimit.Kam pershtypjen se Erionit po i hyn vetja ne qejf.Ne fillim me pelqeu,punonte mire,por kam pershtypjen se qe kur filluan te lejohen kullat rreth qendres,me duket se i ka hyre gallopit me sy mbyllur.

    Përgjigju
  • Cimiterra: 23/08/2022 14:53

    Dhe Selman Stermasin do e boni me "kopil" si Qemal Stafen? Skam par ndonjeher stadium me gradacel!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?