Erion Veliaj me të rinjtë e Tiranës

Veliaj urim të veçantë për ditëlindjen e FRESSH: Sprint për fitoren më 25 prill për Shqipërinë e mirë, vetëm e majta progresiste mund ta rindërtojë pas tërmetit e ta rimëkëmbe pas pandemisë

15 Janar 2021, 11:53| Përditesimi: 15 Janar 2021, 11:55

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë një urim të veçantë për 29 vjetorin e FRESH.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se sot nuk mund të festohet për shkak të situatës me pandeminë, por u kërkon të rinjve të FRESSH, që këto 100 ditë para zgjedhjeve të bëjnë një sprint për Shqiperinë e mirë. 

Të rinjtë luajnë një rol të veçantë në vendin tonë, ndërsa kujtojmë se Tirana është shpallur "Kryeqyteti Europian i Rinisë" për vitin 2022 dhe pret që vitin tjetër i gjithë vendi të mbushet me të rinj nga e gjithë bota.

Tirana do të ketë një program ambicioz që do të synojë të adresojë nevojat e të gjithë të rinjve të saj dhe jo vetëm si dhe do të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane.

FRESH u krijua në 15 Janar të vitit 1992, ku me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë e gjimnazistë, të cilët në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, kshtu lindi dhe organizata.

 

Ora 17:53
Balla uron 29-vjetorin e FRESSH: PS-ja ka qenë gjithnjë për të bërë shtet! Aleati ynë i vetëm janë njerëzit e zakonshëm

Me rastin e 29 vjetorit të FRESSH, Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla uron forumin që dikur ka qenë pjesë.

Balla n fjalën e tij ka kujtuar disa prej historive ku të rinjtë e afruar në FRESSH dhe kontribuuan që e ardhmja të jetë më e mirë.

Ai thotë se investimi i PS-së ka qenë gjithnjë për të bërë shtet. “Nëse e shihni logon, lulëkuqja e parë nuk është më, por 12 yjet që simbolizojnë vendet e BE qëndrojnë aty.”, shprehet Balla.

Balla theksoi se aleati i vetëm i PS-së janë njerëzit e zakonshëm, djem e vajza si ju që duan të kontribuojnë për të ardhmen e vendit.

“Në ‘94 u realizua një referendum për të mos lejuar që Shqipëria të kthehej në sistem autokratik. Në zgjedhjet e 26 majit kam qenë vetë një prej djemve dhe vajzave në atë proces. Investimi i PS ka qenë gjithnjë për të bërë shtet. Nëse e shihni logon, lulëkuqja e parë nuk është më, por 12 yjet që simbolizojnë vendet e BE qëndrojnë aty.

Këto dy vite nuk i kemi festuar siç keni dashur, pasi kanë qenë dy vite të vështira, sot kemi nisur të buzëqeshim pas pandemisë, përpara kemi ditë më të mira, por ju kujtoj që lufta nuk ka mbaruar ende.

Zgjedhjet e 25 prillit janë një moment i rëndësishëm, ne si PS i kemi hapur dyert për djem e vajza, burra e gra, profesionistë të shkëlqyer.

Dëshira dhe vullneti ynë i palëkundur është të votojnë të gjithë shqiptarët jashtë territorit tonë aty ku janë e jetojnë. Ata të shprehin mendimin për drejtimin që duan të ecë Shqipëria. Aleati ynë i vetëm janë njerëzit e zakonshëm, djem e vajza si ju që duan të kontribuojnë për të ardhmen e vendit”,- tha Balla.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?