Erion Veliaj dhe Kancelari i ri i Austrisë, Alexander Schallenberg

Politikë

Veliaj uron Kancelarin e ri të Austrisë Alexander Schallenberg: Tregoi angazhim të palëkundur ndaj perspektivës europiane të Ballkanit

12 Tetor 2021, 12:29| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 12:31

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur zgjedhjen e Kancelarit të ri të Austrisë Alexander Schallenberg. Përmes një mesazhi në “Twitter”, Veliaj ka uruar Schallenberg për postin e ri, teksa ka ndarë edhe foto të takimit të mëparshëm në Tiranë kur Kancelari mbante postin e ministrin e Jashtëm të Austrisë.

“I lumtur të shoh mikun tim Alexander Schallenberg në krye të Austrisë mike, si Kancelari i ri Federal. Kujtoj takimet tona në Tiranë dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor,” shprehet ndër të tjera Veliaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?