Erion Veliaj dhe Artiola Toska

Veliaj zbulon surprizën e parë të festave të fundvitit

19 Tetor 2020, 12:46| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 12:48

  • Share

TIRANË- Kryeqyteti do ketë një koncert, një festë si çdo fundvit dhe kryebashkiaku Veliaj sapo zbuloi surprizën e parë. Ajo është Artjola Toska, një prej këngëtareve më të dashura të muzikës “tironse”.

Artjola dhe Veliaj kanë pozuar në një selfie të kryebashkiakut, që shkruan se në fundvit do të ketë një surprizë nga bashkia e Tiranës se bashku me këngëtaren.

"Goc Tirone jom, rronjët këtu i kom, n'fund botës me shku shpirtin e kom këtu. E nisa ditën me një krye gocë të kryeqytetit, më të mirën e Tironës sonë artjolatoskaofficial , për të përgatitur një surprizë për gjithë dashamirësit e këngës qytetare këtë fundivit", shkruan Veliaj. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?