Kryebashkiaku Erion Veliaj

Veliaj 'shkund' bashkinë e Tiranës, zëvendëson 12 drejtues, ndryshime në UKT dhe Policinë Bashkiake! EMRAT kush ikin e kush vjen

25 Tetor, 12:04| Përditesimi: 25 Tetor, 22:38

  • Share

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen pranverën e ardhshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur të rifreskojë të gjitha drejtoritë dhe ndërmarrjet kryesore bashkiake.

Vendimi është marrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet, njofton zyra e shtypit

Por, kush janë emrat e rinj që janë emëruar në detyrë?

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi,  e cila zëvendëson në këtë pozicion Elton Kacidhen, i cili e mbante këtë post prej 4 vitesh.

ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni, duke zëvendësuar Ermal Kapllanin, i cili e mbante këtë pozicion prej afro 9 vitesh

Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani.

Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, e cila zëvendëson Brisi Trajkon kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari, duke zëvendësuar në këtë post Anila Shehun

EMRAT e drejtorëve të rinj
UKT – Elda Muçi
Policia Bashkiake – Toni Beni
DPN2 – Piro Sinjari
Tirana Parking – Flavio Barçi
Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani
Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri
RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari
AMK – Blerta Dardha
Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga
Qendra Sociale “Strehëza” - Gentjana Lasku

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Treg: 27/10/2024 09:20

    Kjo tregon hapur që vjedhja ka vajtur e pa imagjinueshme dhe se kta drejtor janë politik pa meritokraci e dinjitet.... sepse në në një vend demokratik kta do ta kishin hedhur në gjyq Erion alibabën....

    Përgjigju
  • doni: 26/10/2024 09:43

    Vetëm Ton Beni qenka i aftë apo është i abonuar në atë post....

    Përgjigju
  • Absurd: 26/10/2024 08:22

    Hahahhhahahaha i vetmi njeri qe i ka dhene Tr pamjen me europiane qe ka pasur ndonjeher dhe trushplaret e pd e duan ne burg . Ah ju donit Kellicin ne krye qe ta shifnit mire punen dhe transformimin e qytetit pupupupu i ziu njeri tha dhaskal todri - nuk dallon dot driten nga erresira- tek filmi udha e shkronjave . QR

    Përgjigju
    • 99 org: 26/10/2024 14:20

      Absurdi , dhe meqe ty kjo pamja te duket evropiane do te thote qe ky mi gjirizesh ka te drejte te vjedhe si te doje e ??

    • Normale: 26/10/2024 11:30

      NORMALE TË VJEDHËSH NË MËNYR GALOPANTE ME TENDERA TË DREJT PËR DREJT ME INCENERATOR QË NUK EKZISTOJNË MOS TË FLASIM PËR TENDERAT E VOGLA TË DREJTORVE QË FILLOJNË NGA 1 NË 12 MILION EURO "5D E CO" RRUGË QË BËHEN RIKONSTRUKTOHEN 3 HERË BRËNDA 4 VJEÇARIT.... NORMALE ËSHTË NË ÇDO ALBSTAN...

  • Son: 26/10/2024 05:58

    Hajduterite e ketij individi jane monumentale

    Përgjigju
  • Iris: 26/10/2024 01:59

    Imiton Ramen qe heq e ve kabinetin vazhdimisht,por jo veten.Thjesht per kuriozitet,por kur dikush punon, e punon me ndershmeri e perkushtim a i justifikohet largimi ne emer te /rifreskimit/?

    Përgjigju
  • Ops: 25/10/2024 18:36

    Do riemrohen ne 313 se shpejti

    Përgjigju
  • Teuta: 25/10/2024 17:42

    Lali plehu po ndryshon plehrat se u qelb fare. Ik tako koleget e Spak

    Përgjigju
  • Sadiku: 25/10/2024 14:59

    Hajt se dhe ti per burg je bere.

    Përgjigju
  • Etna: 25/10/2024 14:26

    Ikin 12 te korruptuar por kryetari nuk di gje eshte i pafajshem. Ne qeli me Meten do shkosh o i pangopur

    Përgjigju
  • Viola: 25/10/2024 13:15

    Seanca tjeter plenare do zhvillojet tek 313-ta

    Përgjigju
  • Dallendyshja: 25/10/2024 13:15

    Spaku qe te vulosi pa anshmerine duhet ta arrestoje ne detyre ket hajdut, por jo vetem opozites po i bjen

    Përgjigju
  • Keno: 25/10/2024 13:07

    Po lan m..in me shurre. Kujton se keshtu I lan hajdutlleqet.

    Përgjigju
  • Tani: 25/10/2024 12:50

    Spak po i vjen rrotull bashkise.

    Përgjigju
  • Ops: 25/10/2024 12:26

    Si pranoj njeri me shku drrejtor , la te gjithe zedhensat

    Përgjigju
  • folo: 25/10/2024 12:25

    O Lali, kujdes ndonje fletushke nga Dumumja, se nuk i dihet. Se pastaj s'ka kush merret me Xixën e korruptuar qe e ke ne shtepi.Kuptohet, po shkove ne burg. Shpresojme qe t'i kesh bere mire detyrat e shtepise, dhe te mos kesh kopjuar ndonje gangsterr te vjeter te bites se krimit.

    Përgjigju
  • xXx: 25/10/2024 12:14

    Pse eshte si i prere ne fytyre lali?!!!

    Përgjigju
    • Gimi: 25/10/2024 12:45

      I ka bere send friend request ilirmetes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?