Foto arkiv: Erion Veliaj në Këshill Bashkiak

Politikë

Veliajt iu refuzua e drejta për t’u dëgjuar në Këshill Bashkiak, por çfarë thoshte Kushteteuesja në rastin e Zef Hilës

23 Shtator, 15:56| Përditesimi: 23 Shtator, 16:09

  • Share

1758636101_1758636072Veliaj.png

Erion Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës në mbledhjen e sotme të orës 16:00.

Komisioni i Çështjeve Ligjore i Këshillit Bashkiak të Tiranës rrëzoi kërkesën e Veliajt që të ishte i pranishëm në këtë mbledhje, ku do të votohet për shkarkimin e tij si kryebashkiak.

Veliaj ka kërkuar që të dëgjohet në këtë mbledhje, mirëpo ai nuk do të jetë i pranishëm.

Por çfarë thotë Gjykata Kushtetuese në rastet kur titullari nuk është i pranishëm për t’u dëgjuar në seancën ku votohet shkarkimi i tij?

Për këtë ekziston precedenti i ish-kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila, që në vitin 2021 Kushtetuesja e konsideroi të paligjshme vendimin e Këshillit të Ministrave për ta shkarkuar me argumentin se është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar. 

“Çdo organ i pushtetit publik, gjatë ushtrimit të funksionit të tij kushtetues e ligjor, është i detyruar të respektojë standardet e gjithëpranuara demokratike, të cilat kanë gjetur pasqyrimin e tyre në Kushtetutë. Njohja paraprake e personit, ndaj të cilit kërkohet të merret masa e shkarkimit, me materialet që e ngarkojnë atë me përgjegjësi, respektimi i së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur, si me anën e dhënies së sqarimeve paraprake, ashtu edhe gjatë shqyrtimit të çështjes, janë disa nga elementet bazë që garantojnë të drejtën kushtetuese të cilitdo për një proces të rregullt, si një e drejtë themelore”, thuhet në argumentimin e Kushtetueses në vitin 2021 për çështjen e Zef Hilës.

Veliaj ka paralajmëruar më herët se shkarkimin e tij, nëse ndodh, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.


Lajmi kryesor:

Këshilli Bashkiak i Tiranës voton me 50 vota për shkarkimin e Erion Veliajt, socialistët dhe opozita bëhen bashkë! Vendimin final e jep Këshilli i Ministrave (VIDEO)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?