Fellmann Frank Rudiger dhe veliera e braktisur

Veliera e tij u gjet në Karpen të Kavajës, pronari gjerman ende i zhdukur, djali i tij: S'kemi kontakt prej 1 muaji

13 Shtator, 12:26| Përditesimi: 13 Shtator, 16:07

  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me velierën e braktisur, ku pronari i velierës Fellmann Frank Rudiger, 85 vjeç, e cila u gjet më 12 shtator e ngecur në rërë disa metra larg nga bregu, në territorin e fshatit Karpen të Kavajës, ende nuk është gjendur.

Sipas informacioneve të Report Tv, bëhet me dije se dyshimet mund të jenë se ai është mbytur në det nga stuhia, ndërsa është kontaktuar edhe me të birin e Fellmann Frank Rudiger dhe ai ka deklaruar se nuk ka kontaktuar me të atin prej një muaji.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Ëalther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues, po ashtu dhe një pasaportë gjermane me emrin Fellmann Frank Rudiger, 85 vjeç.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n paraprakisht rezulton se mjeti lundrues është nisur nga Bari, Itali, me drejtim Kroacinë.

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?