Tre persona janë shpëtuar në afërsi të Gjirit të Gramës, pas një defekti në motorët e velierës me të cilën udhëtonin. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të anijes së gatshme të Forcës Detare, P-116 “BORA”, operacioni u krye me sukses.
Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, Forca Detare u koordinua me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), duke realizuar një operacion të standardit SAR.
Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Veliera u rimorkua dhe u ankorua me sukses në portin e Himarës.
Komente
