Sociale

Pushuesit vendas e të huaj preferojnë Velipojën: Ka përmirësime, hapësira publike është shumë e mirë! Vijmë rregullisht

24 Gusht, 13:50| Përditesimi: 24 Gusht, 14:27

  • Share

Plazhi i Velipojës mbetet një nga zgjedhjet më të parapëlqyera për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

Hapësira e gjerë publike dhe pastërtia e plazhit vlerësohen si dy nga arsyet kryesore pse turistët e zgjedhin Velipojën për të kaluar pushimet.

Pushuesit shprehen se ndihen të lirë dhe komodë falë sipërfaqes së bollshme që ofron plazhi, ndërsa standardet e mbajtjes së pastërtisë e bëjnë eksperiencën edhe më të këndshme.

“Këtë sezon është hera e dytë. Kam edhe në qershor. Herën e fundit kam qenë në 2019. Ka përmirësime, është zhvilluar Velipoja.”, tha një pushues nga Kosova.

“Ditën e dytë kemi zgjedhur hapësirën publike dhe është shumë mirë. Më pëlqen në përegjithësi se hapësirat janë të mëdha. Edhe njerëzit janë mikpritës.”, tha një tjetër pushues.

“Kur kam shkelur më së pari në Shqipëri në 2009 dhe për herë të parë këtu kam ardhur. Vij rregullisht çdo vit”

Përveç kësaj, shërbimet e ofruara dhe mikpritja e zonës e forcojnë më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje.

Me rritjen e fluksit të vizitorëve çdo verë, Velipoja po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një ndër plazhet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?