Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

8 Gusht, 12:10| Përditesimi: 8 Gusht, 12:20

  • Share

Këto janë pamjet që na vijnë nga Velipoja këtë të enjte. Me mijëra pushues nga Shqipëri dhe Kosova kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në plazhin ranor te Adriatikut. 

Edhe pastërtia që gjejnë në këtë pikë turistike është një nga arsyet pse kanë zgjedhur këtë pikë turistike në territorin e Bashkisë  Shkodër. Pushuesit shprehen të kënaqur me atë çfarë gjejnë Velipojë.

35 kilometra nga qyteti i Shkodrës, Velipoja është sot një nga qendrat turistike më të vizituara në pjesën veriore shqiptare. Vetë pushuesit e pohojnë se është një nga vendet me tërheqëse për ta, ku arsyet nisin që nga uji i kthjellët i detit, qetësia, pastërtia dhe rëra curative dhe klima.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?