VELIPOJË - Konflikti banal për vonesën e porosisë i nisur brenda pak çastesh mes një kamerieri dhe kuzhinieri në një lokal në fshatin Pulaj të Velipojës, gati sa nuk u kthye ne tragjedi.
Ersild Ishmi, 33 vjeç, u shpall në kërkim nga policia pasi ka kanosur me armë kuzhinierin.
I riu, sipas burimeve pranë policisë është i afërm i kamerierit 20-vjeçar dhe kur ka parë konfliktin mes të dyve, ka ndërhyrë dhe ka nxjerr armën, një pistoletë, të cilën ia ka drejtuar kuzhinierit po 33 vjeç.
Ishmi, pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar me shpejtësi.
'Nga veprimet e shpejta rezultoi se në lokalin me administrator shtetasin E. F., kishte ndodhur një konflikt i çastit mes shtetasve E. H., 20 vjeç, kamarier i lokalit dhe shtetasit A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit. Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F.
33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar me shpejtësi ku vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij.', thuhet në njoftimin e policisë.
Agjentët e policisë vijojnë punën për kapjen dhe arrestimin e tij, ndërsa arma është sekuestruar dhe do të vijojnë hetimet për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes.
Hajde turizem europian hajde.Paçe e pilaf me mire,duam edhe peshk jahni
PërgjigjuKush eshte ky, ka informacion ndokush
PërgjigjuErsid Ishmi