Shkoder- Biznesmeni dhe ish deputeti Tom Doshi është në hetim në gjendje të lirë pas një kallëzimi të bërë nga dy vëllezër në Velipojë.
Doshi është në hetim pasi dyshohet se pasditen e djeshme është konfliktuar me vëllezërit L.Molla, 65 vjeç dhe Prek Molla, 58 vjeç, bëjnë të ditur burimet për shqiptarja.com.
Prek Molla ka pësuar dëmtime të lehta fizike. Konflikti mendohet se është zhvilluar për shkaqe pronësie, ndërsa Tom Doshi, po hetohet për veprën penale ‘Dëmtime të tjera me dashje’.
Ndërkaq, policia po punon për identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet i janë kaluar prokurorisë.
Njoftimi i policisë Velipojë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M, proceduan penalisht shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.
Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.
Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.
Toma po e prek fundit mesa duket, Se ishte mesuar me fut tjeere ne skene Kriminelat e shkodres e tiranes e krujes.. Tashi qe i ka ne burg e ne kerkim sja varin me Detyrohet me shku vete me ndonje qe i shkon nga pas Por po ngushtohet litari ska gje ta shpetoje me.
Përgjigjuboll o naqu mos e ul kaq poshte vehten se u mor vesh qe je Prenga
Toma 60 vjec akoma ben si i forte Kaq njerz te mbarum paskemi qene, Nga do shkon ky vetem rremuja dhe njerezit I rrine sikur eshte dinosaur ky jo njeri !!! A skeni duar o njerez apo skeni mjete ...
PërgjigjuPo mire mor njerez si skeni pak gjak malsori, Ju vjen tjetri ne shpi ju perdhunon dhe ju e keni frike, A skishin nje cifte aty apo 2 hunj nje spat, Do kishit shpetu vehten dhe shume tjere nga ky llum..
Përgjigjudo e gjeje dhe toma nje hundelesh...
PërgjigjuAkoma me kaubojs do ngelet Shqiperia. Duhet te behet drejtesi, qe mos te degradoje me gjendja kshu.
Përgjigju