Velipojë/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në plazh, gjobitet me 1 milion lekë të vjetra i riu

20 Korrik, 10:58| Përditesimi: 20 Korrik, 11:40

  • Share

Velipojë-Kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski, duke cenuar sigurinë e pushuesve në Velipojë, gjobitet me 1 milion lekë të vjetra drejtuesi i mjetit.

Uniformat blu gjithashtu bllokuan Jet Ski për mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër dhe të Njësisë Policore Detare, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, gjatë patrullimeve në vijën bregdetare, nisur nga njoftimet e patrullave policore që patrullojnë në tokë përgjatë vijës bregdetare, për një mjet lundrues Jet Ski i cili kryente manovra të rrezikshme në plazhin e Velipojës, kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin e tij. Drejtuesi i mjetit lundrues, pasi konstatoi shërbimet e Policisë Kufitare, mbylli mjetin lundrues dhe u largua.

Pas verifikimeve të kryera, bazuar edhe në filmimet e publikuara në rrjetin social JOQ, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin B. B., me masë administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Ski.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Velipojaki: 20/07/2024 12:00

    A ka perimetër në Velipojë? Duhet të vendoset perimetri,! Pastaja të gjobitet dhe ti sekuestrohet mjeti.

    Përgjigju
  • Fred: 20/07/2024 11:35

    Hiqjani licencen!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?