Foto ilustruese

Velipojë/ Lëndohet një 8 vjeçare gjatë lundrimit në skaf me familjen, dërgohet në spital! Drejtuesi i mjetit shoqërohet në Komisariat

28 Korrik, 19:53| Përditesimi: 28 Korrik, 19:59

  • Share

Një e mitur 8 vjeç ka përfunduar në spital, pasi po lundronte me familjarët e saj në një skaf në plazhin e Velipojës është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehët këmbën.

Ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia ka shoqëruar në ambientet e policisë kufitare drejtuesin e skafit, D.H., 57 vjeç.

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër. Sakaq, vijon puna në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. 

'Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.

Shtetasja e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?