Kronikë

Qëllohen me armë zjarri dy automjetet e kreut të PS në fshatin Gomsiqe të Velipojës, ngjarja pas një debati për shkaqe politike

19 Prill 2021, 10:45| Përditesimi: 19 Prill 2021, 12:55

  • Share

Duket se ditët e fundit të fushatës elektorale kanë ndezur tensionet me simpatizantëve të partive politike, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm është qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy automjeteve të kreut të PS në fshatin Gomsiqe të Velipojës, David Ndocit.

Ngjarja u regjistrua në orën 02:00, ndërsa fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi automjetet kanë qenë të parkuara dhe brenda tyre nuk ka patur persona. E gjithë ngjarja duket të ndodhur për arsye politike, ku autorët, ende të paidentifikuar, dhe Ndoci janë përfshirë fillimisht në një debat me njëri-tjetrin në një lokal në fshat.

Më pas ky debat ka agravuar edhe më tej, duke kaluar në personale, ku më pas autorët kanë qëlluar në orët e para të mëngjesit automjete e Ndocit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

"Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.

Ora 12:20
Sulmi me armë ndaj automjeteve të kreut të PS në fshatin Gomsiqe të Velipojës, ngjarja pas një debati për shkaqe politike

1618828095_123017701294315507586811690425613373418040n.jpg

 

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen që u regjistrua sot në fshatin Gomsiqe të Velipojës, ku u qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjeteve të kreut të PS ën këtë fshat, David Ndocit. Ngjarja rezulton se ka ndodhur pas një debati për shkaqe politike mes Ndocit dhe autorëve, të cilët nuk janë identifikuar ende. Ndërkohë policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?