Droga e sekuestruar

Kronikë

Velipojë/ Shiste kokainë dhe kanabis në plazhin e Velipojës, në pranga 20-vjeçari! I sekuestrohet dhe mjeti, e drejtonte pa patentë

10 Korrik, 14:24| Përditesimi: 10 Korrik, 14:33

  • Share

Shkodër- Shiste doza kokaine dhe kanabisi kryesisht në zonën e plazhit të Velipojës në sezon turistik, vihet në pranga 20-vjeçari.

Policia e kapi në flagrancë edhe duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, që dyshohet se e përdorte për këtë veprimtari kriminale, për shpërndarjen e drogës.

I arrestuari është K. Gj., 20 vjeç, banues në Velipojë. 

Aksioni u krye nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

“Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën nr. 9, në Pulaj Plazh, Velipojë, duke qarkulluar me një automjet pa dokumentacion, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën diza doza kokaine. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra doza kanabisi dhe qese të vogla për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza”, bëri me dije policia.

Po hetohet për bashkëpunëtorët e tij, personat nga furnizohej dhe dosja i kaloi prokurorisë për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?