Velipojë/ Shisnin doza me kanabis në zonën bregdetare, 1 në pranga, 1 tjetër procedohet penalisht

8 Korrik, 11:01| Përditesimi: 8 Korrik, 14:33

  • Share

Një person është vënë në pranga dhe 1 tjëtër është proceduar penalisht, në Velipojë ditën e sotme, pasi shisnin doza me kanabis në zonën bregdetare.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas shitnin lëndë narkotike në zonën bregdetare të Velipojës, kanë organizuar punën në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.  

“Si rezultat i veprimeve policore, u kapën në flagrancë në afërsi të një lokali në Velipojë, me doza cannabisi të gatshme për shitje, shtetasit M. Th. dhe E. P.. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Th., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi precedimi penal për shtetasin E. P., 28 vjeç, banues në Pogradec”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?