TIRANË- Shifrat e raportuara nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në komisonin e Sigurisë Kombëtarë për kultivimin e bimëvë narkotike për 2019 janë shqetësues, ndërsa ai ka ngritur tonet edhe për vitin 2020. Sipas Veliut tendenca për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal është rritur.
"Tendenca është në rritje, edhe këtë vit", tha Veliu.
Po ashtu edhe trafikantët kanë ndryshuar strategjinë e kultivimit, të cilët kanë nisur të mbjellin në zona të larta e mes pyjesh, larg fokusit të policisë duke u treguar me foto rastet e konstatuara prej tij në malet e Krujës. Veliu arsyetoi se 15 mijë procedime të policisë së shtetit janë pushuar nga prokuroria.
"Në këtë luftë ka ngelur policia, aktorët e tjerë të marrin më shumë përgjegjësi. Ka ndryshuar strategjia e trafikantëve. Tendenca e tyre është të mbjellin në zona malore, të larta, mes pyjeve. Shikoni ku kanë hapur arën, në mes të këtij pylli, për të mbjellë 30 bimë. Janë bërë 15 mijë mosfillime, pra policia ka referuar në Prokurori 15 mijë kallëzime që prokuroria nuk i ka filluar", tha ai.
Kryepolici Ardi Veliu tha se policia ka ngelur vetëm përballë luftës me kultivimin e kanabisit duke u kërkuar deputetëve të vënë në lëvizje institucionet, kryesisht ato të pushtetit vendor për të marrë më shumë përgjegjësi.
Por përplasja polici dhe prokurori për kriminalitetin vijojnë përtej shifrave. Për prokurorinë e Përgjithshme, Gjirokastra ishte qyteti me kriminalitetin më të madh në vend, ndërsa për kreun e Policisë së Shtetit, kryeson Tirana.
Komente

Cop mishi drejtor i ...arit. me ato vetllat si drakula
PërgjigjuKofte kinder maruuanws thanks
Përgjigju