Kronikë

‘Vëlla, mbaroi i pari, shiko tv’, Alibej tregon bisedën me Dumanin pas ekzekutimit të Dorian Shkozës: Armët i blinim te një hoxhë në Tiranë

5 Qershor, 12:42| Përditesimi: 5 Qershor, 12:46

  • Share

1749120302_nuredindumanierionalibej.jpg

Erjon Alibej, në vijim të dëshmisë së tij përpara gjykatës në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, ka zbuluar se pas takimit me Nuredin Dumanin, i kishte dhënë atij 50 mijë euro dhe një telefon të koduar me aplikacionin SKY ECC. Ai pranoi gjithashtu se paratë vinin nga trafiku i drogës. Gjatë dëshmisë, Alibej deklaroi se kishte zhvilluar një bisedë 2 orë e 48 minuta me Dumanin, të cilën e kishte fshirë më pas, duke mohuar ta kishte ruajtur, gjë që solli reagimin e avokatit mbrojtës.

Më tej, Alibej rrëfen bisedën me Dumanin për dy vrasjet e bujshme në Durrës, të dy të rinjve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia. Alibej tregoi se blinin armë nga një hoxhë në Tiranë.

Pjesë nga dëshmia

Alibej pyetet nga prokurori i SPAK nëse e ka ruajtur regjistrimin e bisedës 2 orë e 48 minuta me Nuredin Dumanin. Përgjigjet: "Jo."

Alibej: I dhashë 50 mijë euro Nuredinit dhe një celular me SKY ECC. Lekët ishin nga trafiku i drogës. Me kamion, për transport, punoja me aq pak miq sa më kishin mbetur. Drogën e çonin shoferë rumunë.

Avokati Sokol Hazizaj: Ore, akuzohet ky për trafik droge? Se mesa di unë, jo!

Alibej: Unë kisha rreth 200 mijë euro gjithsej.

I thashë Dumanit që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait, për shkak se Dashnor Dumani është personi që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim, Endrit Alibej.

Regjistrimin 2 orë e 48 minuta me bisedën që kam bërë me Nuredinin nuk e kam, e kam fshirë.

Pas bisedës me Dumanin, fola me Arjan Spahiun për paktin që bëmë. Mora 50 mijë euro dhe një telefon iPhone 6 të enkriptuar dhe kodin ia vura vetë.

Një natë më shkruajti Nuredini:

“Vëlla, mbaroi i pari. Shiko TV.” Pashë lajmet, ishte vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Këtë të dytin nuk e kisha dëgjuar më parë. I thashë Nuredinit:

“Po ky pse?”

Më tha:

“Hajde, se dhe ky i atyre është.”

Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me një hoxhë në Tiranë. Ai shiste armë. Blinim armë tek ky hoxha, rrinte te Fresku.


Lajmi kryesor:

Plumbi i Artë/ Alibej zbulon policin që i jepte të dhënat: Kontrolloja sistemin TIMS! Bëra vetë hetuesin për vrasësit e familjes, maskohesha si shpërndarës picash


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?