Buta me vëllain e tij

Vëllai dyshohet se i vrau shokun, reperi Buta anulon të gjitha koncertet

14 Korrik 2022, 22:29| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 22:37

  • Share

Reperi Buta, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzi ka vendosur që të anluojë të gjithë koncertet. Vendimi vjen pas ngjarjes që ndodhi para disa kohësh, pasi vëllai i tij Qëndrim Jonuzi akuzohet si autori i vrasjes së 30-vjeçarit Gazmend Hyseni, i cili ishte shok i Butës.

Me anë të një postimi në Instagram, Buta shpreh keqardhje për ngjarjen e rëndë ndërsa bën me dije se ka anuluar koncertet në shenjë respekti ndaj familjes së viktimës.

“Për shkak të rastit që ka ndodhur, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendosur me i anuluar të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur”, shkroi Buta.

Ai është emër i njohur për policinë e Kosovës pasi është përfshirë shpesh në konflikte. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?