Report Tv ka siguruar një video ku Arenc Hasalla, vëllai i 28 vjeçares që vdiq pas operacionit tek spitali ‘Amerikan 2’ shkon të ankohet tek drejtori i spitalit, duke i kërkuar llogari mbi ngjarjen e rëndë. Ky i fundit i thotë që mos të merret me këtë çështje sepse tashmë policia po kryhen hetimet e nevojshme.
Teksa u shpreh se nuk dinte asgjë lidhur me këtë operacion që kishte kryer e ndjera, drejtori i spitalit i thotë Arencit se do të marrë përgjigjiet mbi çfarë shkoi keq pasi të dalin rezultatet e mjekësia ligjore.
Diskutimi mes vëllait të 28 vjeçares që ndërroi jetë dhe drejtorit të spitalit Amerikan 2:
Arenc Hasalla: O Drejtor, të bisedojmë pak,
Drejtori i spitalit: Një sekondë se jam në telefon
Arenc Hasalla: Si do ta lejmë për shkakun e motrës, autopsinë... doktoresha pa firmën time dhe duke parë dosjen e motrës që ishte me kancer, si mundi ta marrë përsipër?
Drejtori i spitalit: Më dëgjo mua, tani është futur në lojë policia. Mjekësia ligjore do përcaktojë të gjithë shkaqet
Arenc Hasalla: Motra ime ka ardhur me dosjen nga Belgjika...
Drejtori i spitalit: Mos u merr me këtë çështje Tani më dëgjo, unë nuk di asgjë lidhur me këtë. Erdhi eksperti, erdhi OPGJ, shefi i krimeve, kanë marrë nën administrim trupin dhe do t’i marrësh të gjitha përgjigjiet.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ E reja vdes në spitalin Amerikan 2, i bënë ndërhyrje estetike edhe pse ishte me kancer! Operacioni kushtoi 4 mijë euro! Pagesa u kërkua në mesnatë (EMRI)
B.V//ReportTv.al