Vëllai i Alban Skënderaj, Arbri po bëhet i famshëm edhe në tregun shqiptar përveç se tregut italian.
Kënga e tij më e re është “Mos Guxo”.
Arbri ka një stil shumë të vecantë që e bën ndryshe nga këngëtarët e tjerë, por pa e ditur identitetin etij, shumë lehtë mund të ngatërrohet me Albanin.
Ai ka marrë mjaft komente pozitive për këngët e tij, ku fansat e përgëzojnë.
“Si ka mundësi që me një zë kaq të mrekullueshëm, ke ndenjur kaq kohë pa kënduar”, shkruan një fanse e Arbërit.
Në intervistën e tij të dhënë për “Wake Up”, vitin e kaluar, Arbëri u shpreh se është diskutuar një bashkëpunim mes dy vëllezërve, por akoma nuk po punohet diçka.
Foto e vëllezërve Skënderaj
Komento