Vrasja e 2-fishtë në Divjakë, ku burri vrau gruan dhe më pas vetën, ka shokuar familjarët e tij. Vëllai i autorit tha për Report Tv se çifti ishte keq nga gjendja ekonomike dhe kishin debatet e tyre lidhur me këto gjëra, por nuk mban mend që i vëllai të kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Në lidhje me armën e gjahut, vëllai i autorit tha se e kishte prej vitesh me leje.
“Punonin, por kishin ekonomi të dobët. Mua më lajmëruan hajde këtu se ka ndodhur diçka. Kishin probleme mbi ekonominë, por nuk di të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas. Armën unë di që e ka pasur me leje dhe e ka shumë të vjetër, ka vite që e ka blerë”, tha vëllai i autorit Hekuran Rrasa.
Lajmi kryesor: