Ylli Spahiu

Vëllai i deputetit të LSI-së kapet me shkelje të rënda në tendera, SPAK nis hetimet

9 Shkurt 2021, 18:21| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 18:33

  • Share

Një tjetër zyrtar i lartë LSI-së i shtohet listës së personave nën hetim për abuzime me detyrën. Ish Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu, vëllai i deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Kallëzimi penal ka ardhur pas shkeljeve të rënda të gjetura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

KLSH, përmes një kontrolli të ushtruar “Për evadimin e materialeve të auditivit të ushtruar në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi zbatimin e ligjshmërisë, rregullueshmërisë së veprimtarisë ekonomike-financiare”, ka bërë disa vërejtje për rritjen e efiçencës financiare dhe rikuperimit të dëmeve të pësuara.

Ylli Spahiu, vëllai i ish-deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, i cili është një nga figurat kryesore të partisë së Kryemadhit dhe udhëheq listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Tiranës, sot gjendet përpara drejtësisë për shkelje të bëra gjatë ushtrimit të detyrës për periudhën Tetor 2013 - Tetor 2017.  

Burime nga SPAK bëjnë të ditur se dosja voluminoze dhe të gjitha tenderat e realizuara gjatë periudhës Tetor 2013 – 2017 do të kalojnë në sitën e prokurorëve. Të njëjtat burime theksojnë se bëhet fjalë për një rast abuzimi në nivelet e larta drejtuese dhe për këtë rasye do të trajtohet në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, pasi kjo e fundit ka në kompetencë thellimin e hetimeve për abuzime të këtij lloji.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tosi: 10/02/2021 06:24

    Po me thoni o njerez nje kuader,drejtor, kryetar bashkie apo ish minister te sektit naziskin te doktoreshes horoskopike leshelike Sudes se leshelise qe nuk eshte marre i pandehur nga prokuroria.kjo cizmeparticke qe po shkermoqet cdo dite dhe sa me pare te shkoje per skrap.

    Përgjigju
  • Ligji: 09/02/2021 23:38

    Ku u kap??? Po ku arrestohen ndonjehere keta te lidhurit me politike. Asgje nuk do ndodhe, i vellai do beje marreveshjen e rradhes.

    Përgjigju
  • Redi: 09/02/2021 20:52

    LSI sikur nuk ka deputete, apo eshte nga ata te listes. Cudi qe se paska rekrutuar akoma PS se i plotesoka te gjitha kriteret e pranimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?