Kronikë

Vëllai i ish-shefit të Rrugores në Dibër me 6 shokët që u kapën me drogë nesër në gjykatë, prokuroria: Kemi prova të forta

20 Janar 2020, 13:11| Përditesimi: 20 Janar 2020, 15:15

  • Share

TIRANE-Prokuroria kërkon arrest me burg për të shtatë të arrestuarit e operacionit "Tranzit" mes tyre edhe vëllai i ish-shefit të qarkullimit Dibër. Vendimi do të jepet nesër në orën 11:00.

Të arrestuarit për të cilët prokuroria ka arrest me burg
Edmond Rajta
Pajtim Aga
Shkëlzen Mazari
Devis Mija
Fatjon (Paulin) Dodaj
Marsida Piperi
Arjet Halilaj

Prokurori Robert Kote është shprehur se prova më e fortë janë përgjimet dhe procesverbali i lëndës narkotike prej 32.5 kg kanabis në formë çokollate. Pajtim Aga është vëllai i ish-shefit të qarkullimit në Dibër, Robert Aga, emri i të cilit doli pak kohë më parë në përgjimet e gazetës gjermane “BILD”.  Robert Aga u shkarkua nga detyra pas arrestimit të të vëllait. 

Pajtim Aga është pjesë e grupit me 7 të arrestuar që u godit. Ata merrnin lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në Greqi dhe e sillnin në Shqipëri përmes pikë kufitare të Konispolit, nëpërmjet dy personave që jetonin në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për t'u nisur më vonë në një qytet në veri të vendit dhe për t'u trafikuar jashtë Shqipërisë. Gjatë operacionit u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agjenti: 20/01/2020 13:26

    Futeni dhe ish-shefin e rrugores ne liste per blerje votash se mire do benit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?