Liam Mandiaro

‘Vëllai i kishte gënjyer’, habit Liami: Qëndrova në koma për një vit e gjysmë, prindërit e mi e morën vesh nga BBV3

2 Qershor, 10:06| Përditesimi: 2 Qershor, 10:23

  • Share

Ish-banori i BBV3, Liam Mandiaro së fundmi ka qenë i ftuar në 'S’e luan topi',në drejtimin e Erjona Rusit, ka rrëfyer për një aksident që i ka ndodhur para disa vitesh.

Liami tha se ka qëndruar një vit e gjysmë në koma dhe vëllai i tij arriti t’ja mbante të fshehtë familjarëve që jetojnë në Shqipëri duke i gënjyer.

Moderatorja: Çfarë të kujtohet?

Liam Mandiaro: Më kujtohet që më ka ardhur një maune dhe ka marrë makinë para dhe më pas nuk më kujtohet asnjë gjë derisa unë mbas 16 muajsh. 1 vit e gjysmë në koma.

Moderatorja: Një vit e gjysmë në koma dhe familja jote nuk dinte asnjë gjë.

Liam Mandiaro: Këtë pjesë e ka menaxhuar vëllai im aq mirë sa…

Moderatorja: Po si ka mundësi?

Liam Mandiaro: As unë nuk e di, tani që kjo pjesë ka dalë në Top Channel tek BBV3. Ia kam thënë pak Gracianos, por nuk desha ta prekja fare atë temë sepse kisha frikën e prindërve. Nuk dinin asnjë gjë. Tani e morën me aq shumë lehtësi ose nga shoku ose ka kalua shumë kohë. Prindërit e mi thonë si ka mundësi që ne nuk kemi kërkuar më tepër nga vëllai në atë kohë. Vëllai i kishe thënë që ai është në punë me tre turne, nuk flet dot, andej këndej. Tani jam shumë mirë, edhe nga ana mentale jam shumë mirë.

Moderatorja: Çfarë përjetove pas 16 muaj në koma, çfarë mendove?

Liam Mandiaro: E vetmja gjë që mbaj mend është që ishte një buton për të ardhur ndihmë, e kam shtypur, ka ardhur infermierja dhe gjëja e parë që e kam pyetur është sa është ora dhe ku jam. Kur më thanë që ka kaluar një vit e ca që ke qenë në koma, aty kam filluar të qaj, e pastaj është thirrur vëllai, shoqja e vëllait, shoqëria ime. Unë isha njeriu më i lumtur në ato momente që isha gjallë. Kur isha në koma kam dëgjuar vetëm hapa që mund të kenë qenë hapat e infermierëve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?