Artur Zotka

Vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit përfundon në burg 7 vite pasi u dënua për kanabis

13 Shtator, 17:00| Përditesimi: 13 Shtator, 17:02

  • Share

Artur Zotka, vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotka ka përfunduar pas hekurave 7 vite pasi ishte dënuar nga gjykata për shitje droge. 

Përmes një njoftimi, Policia e Beratit bëri të ditur se Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin Artur Zotka 55 vjeç, banues në Poliçan. Burimet thanë se pas arrestimit është shtruar në spital, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13.03.2017, e ka dënuar Zotkën me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit "Pronoviku", në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë kanabis sativa.

Dënimin asokohe Gjykata e Beratit e konvertoi në shërbim prove, por organi i akuzës e apeloi, duke rikthyer dënimin me burg për 55-vjeçarin.    

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?