Monika Kryemadhi

Politikë

'Vëllai i Monikës pagë që do trondiste edhe kontrollorët', Kryemadhi-Ramës: Ti s’e llogjikon dot vlerësimin e të aftit, profesionistët i degdise rrugëve

20 Prill 2021, 13:13| Përditesimi: 20 Prill 2021, 14:14

  • Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama në adresë të vëllait të saj për pagën, duke iu referuar videos së publikuar dje pas denoncimit nga Presidenti Meta. Kryemadhi deklaron se vëllai i saj Drini Kryemadhi është inxhinier mekanik, i vërtetë, ndërsa i thotë Ramës se ai se llogjikon dot vlerësimin e të aftit.

Në reagimin e saj ndërsa publikon pagën e të vëllait, Kryemadhi shkruan se Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998. 

“Kjo është paga e vëllait tim. Dhe mbi këtë pagë ke mbajtur edhe taksën mbi pagën, siç ke taksuar çdo profesionist tjetër të shtresës së mesme, që çdo ditë po pakësohen në vend. Drini Kryemadhi është inxhinier mekanik, i vërtetë, jo si injorantët që ke punësuar në administratë, si fuksa sigurimi.

Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998. Sot e 20 vjet më vonë, Shqipëria punon me të njëjtin Kod Rrugor të atyre ekspertëve të nderuar. Në punën që ti i permend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t'ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj.

Por, ti se llogjikon dot vlerësimin e të aftit, sepse profesionistët e Shqipërisë i degdise rrugëve të Gjermanisë dhe të botës, e në vend të inxhinierëve mekanik ti merr inxhinier sufllaqesh. Më vjen mirë për Drinin. Si inxhinier që është, është shumë racional. Do fitoka dhe një shpërblim tjetër prej shpifjeve të tua dhe të Gonxhes. Komento pagën 10 milionë lekë në muaj të pensionistit, babit të Alqit, që merr te inceneratori. E di vetë ti”, shkruan Kryemadhi.

Sipas Ramës “Ajo që Ilir Meta nuk tregoi në atë komunikim ishte video që Blendi Gonxhe i kishte dërguar viktimës, ku del se vëllai i Monikës kishte pagë që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur”.

Komento

Komente

  • robi: 20/04/2021 20:00

    A keni pare grua me te shpifur ne planet. Nje turikali sharebajge fallxhore me kryqe te thyera. Nafije leshelitlikes per skrap

    Përgjigju
  • Jola: 20/04/2021 18:40

    Po mire more po vetem keta politikanet i kane te afermit profesioniste?

    Përgjigju
  • Agush Meta: 20/04/2021 18:32

    inxhinieri mekanik ka hartuar kodin rrugor? Edhe une inxhiniere mekanike e kam motren por cuditerisht asaj nuk i afrohen pune me te tilla paga. Apo se eshte motra ime ajo dhe jo e Mones. Kjo eshte fatkeqesia e saj se ajo me ka moter mua dhe une nuk e rregulloj dot. Apo vetem vellai i Mones ka aftesi. Nuk e di po sepse famílja e ketyre me ngjason me derrat ne Animal Farm "Te gjithe jemi te barabarte - thote Monika, por familja ime eshte me e barabarte se te tjerat"

    Përgjigju
  • tosi: 20/04/2021 17:28

    Amon mos ma nxirrni kete fallxhoren turikale fytyren me te urryer te planetit dhe per shqiptaret. Nafije dybeku me 25 prill per skrap

    Përgjigju
  • dulja: 20/04/2021 16:40

    po po kure nuke ju leverdesi ju plerave nuke llogjikone thoni hyyy

    Përgjigju
  • "Doktor": 20/04/2021 15:30

    Ju njohin sa te "zgjuar" jeni,me doktoratura plegjiature si familje. Ne nje profesion jeni zheni ju,ate te vjedhjes si fillim te votave e pastaj "te mirat" u vijne pas, leke,dollare,euro, flori. U shofshi si rrace nga gjithe krahet.

    Përgjigju
  • Lsi: 20/04/2021 15:30

    Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaha. Kandotate shkecash e mbetur rrugeve. Fallexhoria..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?