Bota

Vëllai i Pablo Escobar krijon 'Escobar Fold 1', smartphoni i pathyeshëm që konkuron 'Apple' në cilësi dhe çmim (VIDEO)

25 Dhjetor 2019, 14:56| Përditesimi: 25 Dhjetor 2019, 15:34

  • Share

Vëllai i Pablo Escobar ka krijuar një smartphone të palosshëm dhe pretendon se është i pathyeshëm

Në fillim të këtij viti, vëllai i Pablo Escobar, Roberto Escobar, lëshoi ​​‘flakëhedhësin’ e tij, një pajisje që frymëzuar gjithë rrjetet sociale. Nuk është fjala për ndonjë prototip të Elon Muskut. Vëllai i ‘zotit’ famëkeq të drogës po konkuron Samsung-un me një smartphone të ri të palosshëm të quajtur "Escobar Fold 1."

I ngjashëm me ‘Galaxy Fold’ të Samsung-ut, ‘Escobar Fold 1’ ka një ekran fleksibël që i lejon përdoruesit ta shdërrojë atë në një tabletë. Ndërsa mund të duket se Escobar ka vënë në shënjestër Samsungun, Roberto Escobar thotë se shënjestra e tij në të vërtetë është ‘Apple’.

"Unë u kam thënë shumë njerëzve që do ta mundja ‘Apple’ dhe do ta bëj. U kam prerë rrjetin e shitjeve të telefonave duke iu ofruar klientëve "Escobar Fold 1” për vetëm 349 dollarë teksa telefonat e tyre kushtojnë mijëra dollarë në dyqane.

“Qëllimi im është “të rrah” Apple dhe ta bëj siç kam bërë gjithmonë,"- tha Escobar për ‘Digital Trends’.

"Ata janë mashtrues, tha Escobar - "Ata po mashtrojnë njerëz dhe po shesin telefona të padobishëm për konsumatorët me çmim të lartë. Avokatët e mi kanë qenë të gatshëm prej kohësh por para se t'i denoncoja dhe t’i detyroja ata që tju kthenin paratë njerëzve, kam dashur t'u tregoj se produkti im është shumë më i mirë. Më 6 janar të vitit 2020, padia e veprimeve të tyre mashtruese që kap koston e 30 miliardë dollarëve do të paraqitet në gjykatat në Kaliforni të SHBA. Ne duam që Apple të kthejë disa nga fitimet e tyre të paligjshme te klientët viktima. Do të kujdesem që kjo të ndodhë. Kam shpenzuar gati 1 milion dollarë vetëm avokatët për të filluar këtë çështje".

Pas krijimit të ‘Escobar Fold 1’, ai po punon me ‘Android 9.0’ që ka një CPU ‘Qualcomm Snapdragon 8 Octa-Core 2.8Ghz’, dy kamera 16 dhe 20 megapixel dhe një ekran 7.8 inç ‘AMOLED FHD’. Telefoni është i aftë të mbajë dy karta SIM dhe shitet i zhbllokuar, kështu që mund ta përdorni në operatorin tuaj të preferuar të telefonisë.

1577282505_100.jpg

Komento

Komente

  • OhYesss: 26/12/2019 08:41

    do kardinala...

    Përgjigju
  • Poooo: 25/12/2019 22:33

    Eshte i mjaftueshem, madje duhet qe tua tatojne pak se nuk shkon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?