Kosova & Rajoni

Vëllai i reperit Gjesti humbi jetën në aksident, reagon Egli Tako: Zemërthyer, ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi

26 Shtator, 20:35| Përditesimi: 26 Shtator, 21:00

  • Share

1758912087_a.JPG

Pasi vëllai i reperit Gjesti, Eldion Kelmendi humbi jetën në një aksident rrugor në Pejë, ka reaguar dhe ish-partnerja e artistit, Egli Tako.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i shpreh ngushëllime familjes Kelmendi.

“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shume te mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja…

Më dhemb zemra. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”, shkruan artistja.

 


Lajmi kryesor:

Aksident tragjik në Pejë, motori përplaset me makinën, humb jetën vëllai i reperit Gjesti! Në gjendje të rëndë shoku i tij


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?