Arnold dhe Artan Balla, dy vëllezërit që me talentin e tyre kanë bërë krenar gjithë vendin kanë shënuar rekordin e radhës në Amerikë.
Me një numër akrobacie të realizuar në mes të New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në syrin e qindra njerëzve me datë 3 mars, ata kanë arritur që të futen në librin Guinness.
Numri me të cilin ata kanë vendosur një rekord të ri në librin Guinnes ishte një lojë akrobacie mbi një cilindër dhe me sy të mbyllura.
Një numër mjaft i vështirë, por që vëllezërit Balla e kanë arritur që ta bëjnë një kohë mjaft të shkurtër, për vetëm 61.95 sekonda.
Pas marrjes së çmimit, krahas certifikatës ata në duar kanë mbajtur në duar edhe flamurin kuq e zi, duke mos e fshehur asnjëherë origjinën.