Amarildo dhe Roberto Bakaj

Vëllezërit e pamposhtur Bakaj, në Lezhë për dy titujt ndërkombëtarë të boksit

28 Korrik, 14:05| Përditesimi: 28 Korrik, 14:11

  • Share

Në datën 4 gusht në stadiumin e Lezhës do të zhvillohet një tjetër event boksi, ku do të diskutohen dy tituj shumë të rëndësishëm. Vëllezërit Amarildo dhe Roberto Bakaj kërkojnë të ruajnë statusin si të pathyeshëm, por këtë herë duke tentuar dy tituj ndërkombëtarë.

Amarildo Bakaj synon titullin botëror WBO përballë ganezit Jon Mbanugu, i cili ka 11 ndeshje në boksin profesionit, teksa ka fituar 10 prej tyre. Të gjithë me KO. Një ndeshje e vështirë për rekordmenin kuqezi, autor i 10 fitoreve në po kaq duele.

Në anën tjetër, vëllai i tij, Roberto Bakaj me 11 fitore në 11 sfida do të konkurrojë për titullin kontinental IBO ndaj 28-vjeçarit nga Kolumbia, Edwin Riascos.

Boksierët kuqezi kanë shprehur dëshirën dhe kënaqësinë që të shoqërohen nga legjenda e boksit shqiptar Zef Gjoni.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?