Dy këngëtaret Fjolla Morina, Morena Taraku dhe Sasha Sobhani

VIP & Spektakël

‘Vëllezërit para kur*ave’, Fjolla Morina nuk ja lë mangut iranianit (Foto)

7 Tetor 2018, 13:17| Përditesimi: 7 Tetor 2018, 13:27

  • Share

Vazhdon ende saga e daljes së iranianit Sasha Sobhanit me këngëtaren e Fjolla Morinës. Miliarderi postoi një video ku shihej teksa argëtohej me këngëtaren shqiptare në një nga ambientet e clubeve të natës. Të gjithë aluduan se mes tyre mund të kishte më tepër se miqësi, duke marrë parasysh edhe faktin se Sobhani ka qenë më para i lidhur me një tjetër këngëtare, Morena Tarakun, e cila e la dhe u shpreh se iraniani ishte gay.

Pikërisht nga kjo lidhje dashurie Sasha mori famë në Shqipëri dhe Kosovë, vende të cilat i frekuenton shumë kohët e fundit. Fjolla sqaroi gjithçka me anë të një postimi të bërë në Instagram ku shprehej se me Sobhanin kishte thjesht një raport miqësor.

Por ky i fundit e nxorri bllof. Ai publikoi një foto në Instastory ku shkruante: “Sqarim për mediat, përsa i përket videos me Fjolla Morinën, është vetëm një fanse e imja e cila më kërkoi ta bëja tag në Instagramin tim. Ju përqafoj.”

Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Morina e cila nuk ja ka lënë mangut dhe i ka dhënë një tjetër përgjigje iranianit. Këngëtarja ka publikuar një foto me kolegen e saj Morena Tarakun.

Postim i bërë nga Fjolla Morina 

“Lëri të flasin, vëllezërit para kur*ave”,- shkruan Morina krahas fotos. Një mesazh i qartë ky për iranianin.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?