Kristian Shpendi duke festuar një nga golat me Cesena-n

Vëllezërit Shpendi show, Kristiani dopietë për Cesanan! Stiveni 'tradhtohet' nga VAR-i në Serie A (VIDEO)

28 Shtator 2023, 09:38| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 09:41

  • Share

Stiven dhe Kristian Shpendi janë dy sulmuesit e kombëtares shqiptare të moshave U-21. Binjakët u ndanë pak muaj më parë, me Stivenin që firmosi për Empolin në Serie A, duke lënë Cesenën. Tanimë me ndërrimin e trajnerit dhe me Andreazolin në stol, sulmuesi kuqezi ka debutuar në elitën e futbollit italian.

Në ndeshjen e djeshme, Empoli fitoi 0-1 në transfertë kundër Salernitanës për javën e gjashtë në Serie A. Në fushë për 73 minuta, Stiveni shënoi për Empolin, por goli u anullua nga VAR-i, duke "ngrirë" festën e djaloshit.

Nga ana tjetër, Cesena fitoi 3-1 kundër SPAL-it në derbin pa shumë histori. Dopietë te Cesena shënoi Kristian Shpendi, që po kthehet në njeriun më të rëndësishëm të sulmit në "Dinno Manuzzi".

Duket se mbrëmja e djeshme ishte për dy binjakët 20-vjeçarë, që treguan cilësi të lartë në fushë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?