Sebastian dhe Stjuart Smakaj

Vëllezërit Smakaj që vranë shokun në Shkodër janë nipërit e Mehdi Ivzikut, përplasja me policët në 2015: Ju vras të gjithëve

19 Gusht 2020, 13:41| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 16:14

  • Share

Dy vëllezërit Stjuart dhe Sebastian Smakaj, të përfshirë në vrasjen me armë zjarri të shokut të tyre në Shkodër, Gledis Kraja, rezultojnë të jenë nipat e Mehdi Ivziku. Ky i fundit sipas burimeve të policisë është një personazh që cilësohet si kontigjent kriminal dhe herë pas here është dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Hera e fundit kur policia ka mësyrë në banesën e Mehdi Ivzikut, dhe e ka shoqëruar këtë të fundit në polici ka qenë periudha mars 2019, kur Ivziku, është marrë në pyetje lidhur me vrasjen e dy vëllezërve, Brahim dhe Astrit Bilali. Lidhja e miqësisë mes vëllezërve Smakaj dhe Mehdi Ivzikut, qartësohet në një vendim të vitit 2016 të Gjykatës së Shkodrës, e cila rezulton të ketë dënuar njërin nga vëllezërit Smakaj, Stjuartin, me dy vite burgim, për akuzën “Kundërshtim me forcë të forcave të rendit” dhe “Prishjes së qetësisë publike”. Bashkë me Smakaj në këtë çështje është dënuar dhe shoku i tij Nikola Curgu me 2 vite burgim, Noel Bajrami me 1 vit burgim dhe Albert Merturi me 3 muaj burgim.

Në shoqërim e sipër nga policia, Stjuart Smakaj, ka kërcënuar me jetë efektivin e policisë duke I thënë se: “…jua q…ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut etj..”. Në dëshminë që ka treguar polici I.V në tetor të 2015 ai ka treguar se është goditur me grushta dhe kundërshtuar me forcë e ofenduar rëndë.

Efekti i policisë Shkodër tregon se rreth orës 00:45 kemi kaluar përsëri në patrullim në atë zonë së bashku edhe me patrullën tjetër të përbërë nga S.Xh dhe Xh.A. Kur shkuam aty pamë se aty ishin përsëri ata personat, por ishte bashkuar edhe një i katërt dhe ata po bërtisnin me zë të lartë. Ne i bëmë thirrje atyre që të uleshin poshtë por ata nuk pranuan. Në këto kushte ne hymë në ndërtesë dhe u afruam afër atyre.

Kur u afruam afër atyre pamë se dy prej tyre qëndronin në këmbë,ndërsa dy të tjerë ishin të shtrirë në një dyshek, që ishte përtokë. Ne patëm dyshime se mos ndoshta mund të kishin ndonjë send të kundraligjshëm dhe i kërkuam personave që ishin të shtrirë, që të çoheshin dhe të shikonim poshtë dyshekut. Në fillim ata kundërshtuan me fjalë duke thënë se:“…pse të çohen, ca pune keni ju, po të mos çohem çfarë bëni ju, mos na e rruani fort k…” etj, por më pas njëri prej tyre (që më pas e identifikuam si Nikola Curgu), filloj të grihej.

Në momentin kur Nikola po ngrihej, personi tjetër që ishte i shtrirë (i identifikuar më pas si Stjuart Smakaj) filloi të na shante me fjalë banale nga familja duke sharë “…jua q…ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut etj..” dhe filloi të na shtynte dhe të bërtiste. Ne u munduam ti qetësonim dhe kërkuam përforcime të tjera. Aty filloi një zenkë ndërmjet tyre dhe nesh ku Stjuart Smakaj në fillim më ka goditur njëherë me grusht në fyturë në pjesën e hundës dhe më pas ka goditur edhe Xh.A në pjesën e ballit si dhe ka shtyrë me forcë dy policët e tjerë. Nikola Curgu ka pasur në dorë një send që më është dukur si levë ose çelës anglezë dhe e di se njëherë më ka goditur në shpinë, por nuk e kam fiksuar mirë nëse më ka goditur me grushtë apo me levë.

Personi tjetër I identifikuar më pas si Noel Bajrami e kam pare se ka shtyrë fortë që të gjithëve ne, ndërsa personi i fundit i identifikuar më pas si Albert Merturi nuk ka qenë shumë aktiv dhe është mundësuar që të qetësoj shokët dhe të na ndante. Pas gjithë shtyrjeve me ta, edhe pse nuk pranonin dhe kundërshtonin me force dhe u përplasëm për muresh me ta(ku mua dhe më grisur këmisha e punës) ka ardhur edhe patrulla tjetër (e përbërë nga A.S, A. A dhe M. I) dhe më ndihmën edhe të tyre kemi arritur ti ulnim në pjesën e poshtme, ti prangosnim dhe ti fusnim në makina me qëllim shoqërimin e tyre. Në momentin kur i kemi future në mjet ka ardhur edhe një person tjetër që ishte babai i Stjuart Smakaj dhe na ofendoi dhe kërcënoi se “…po ma preku ndokush djalin tim, do ja q….ropt më të mirit”. Më pas kemi bërë shoqërimin e të katër personave së bashku me Halil Smakaj, babai i Stjuartit.”

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Uncle Dracin Tepe: 08/09/2024 02:32

    Ajasem-Tepe

    Përgjigju
  • Dobraçi: 20/08/2020 21:12

    Media i ka orët e numrume aj mi kanalesh. Smbeti zorragji pa i dal emri për "gangster" n'dit t'sodit qr. Del ma legen del veç pak se ka me te ushtu rrashta nkup tqills prej gjumlancave. Edhe ktyne plliave qe na e bajn Medi leshon per gango ktu me komente vk, shpejt keni mu vesh me tzeza. Fjala fundit nuk asht fol hala mane mend mir cfar shembullit ka mu ba kjo kçuk e vogel. Prej ku tkan dal fjalt kan me te hi plumat o buqe e vogel. Shkodra asht ngushtu per Medin edhe do tjer e din Media at mhb vet si i asht mbyll rrethi deri sa ti vijn te fyti cak. Media prej mrend komandon naj loj ne PlayStation apo ne Xbox se per gja tjeter haha kush e llogarit Medin nshkoder mor fmijaqa aj dhihet me shku nbanjo tvet.

    Përgjigju
    • Shkodra: 28/04/2022 22:03

      Ti MEHDI IVZIKUT si hash at qe sthuhet se njeri si MEDIA ska e nk ka per te pas. Ta dhihen ne brek para tij. Medin e kan frik njerzit e aj nk ka frik kerken vetem te madhin Zot. Keshtu qe para se me fol per te duhet me e njoft.

    • Shkodra: 22/08/2020 00:26

      T'kallzoj kur te dalin pija, se skeke nkyt dynja

  • Kojshija: 20/08/2020 19:52

    Medija ta po e sheh fundin sh shpejt, ai njeri legen dhe spiju

    Përgjigju
    • Shkodra: 22/08/2020 00:27

      Ti kojshi je kunder licve me duket hahaha,,, se vec kunder tyne flet

  • Perashi: 20/08/2020 12:50

    Sebastjani e ka nanen nga fshati Mes i Shkodres dhe nuk ka asnje lidhje me Ivzikun! Nipat e Ivzikut jen prej Dracinit dhe jo prej Qafhardhise.

    Përgjigju
  • Kosovari: 19/08/2020 23:54

    Shum jan zbut Shkodranet ne kohe te vjetra ska pas kush frik ken , e tesh su nihet zani n'krejt Shqipnin Shkodranve

    Përgjigju
  • kuriozi: 19/08/2020 22:15

    niveli tat licit esht mehdi ivziku apo jo??

    Përgjigju
    • Tepe: 09/09/2024 00:36

      Me i fuqishem

  • Shkoder: 19/08/2020 20:56

    shum e vertet ky Mehdi ivziku me Blert cafin kan vra Mir kocin jan te pa prekshem ju hec fjala deri ne Mal te zi ska burr ti dal kundra ktyre fatkeqsi per kte djalin qe u vra kot

    Përgjigju
    • ishte: 22/08/2020 04:25

      shum e vertet djal ma trim se medin se ban nana e djal i mir me zemer tmir per ca flasin kto si kan inad a pun tjeter qejt let lehin karvani ecen perpara

    • Xxx: 21/08/2020 16:47

      Kto Safeti nshputa i rrah e nuk i len me qa.

    • Golemi: 21/08/2020 00:30

      Ato qe Ti i permende per "tpaprekshem" bertin me Medin, bajret i majn per legena.

  • Hagakure: 19/08/2020 20:30

    Nipat dhe MEDIU çfare briskut perdorin??!! Ha ha ha !!

    Përgjigju
  • Scodrini: 19/08/2020 20:27

    Keto jane rrena sepse keta qe jane te forte sipas jush jane ba per dyshek nga dy polic model qe ka Shkodra bile kane qendru edhe nja 4-5 dite ne spital!! Autori i vrasjes eshte nje thybriq qe financohet nga terrorizmi per te mbajt mjeker dhe per te blere dy qen me para qe nuk dihet se nga kane ardhur. I Ati i tyre ka je rol kuç ne kety e mesele se kot policia nuk e shpall ne kerkim!

    Përgjigju
    • O scodrini: 19/08/2020 22:38

      Mas shif shum telenovela vlla se te ban dam

  • Mexi boy: 19/08/2020 17:54

    kan dal gjambazat tesh e rrin mren tana tapo i rregullon asmeri me bajrat mas merziten kurr sja harrojn qa ka fol ky trimi si rrin nshpi tan diten ky e do trima tjer

    Përgjigju
  • Shkodra: 19/08/2020 16:33

    Mehdi Ivziku asht nje personazh teper i njohun ne boten e krimit, me influence shume te madhe, dhe pjesmarres ne krime te shumta. Ka kohe qe nuk shifet askund se rrin vetem ne shpi, por organizon te tana veprimet kriminale ne Shkoder. Asht i paprekshem dhe ma i fuqishmi momentalisht

    Përgjigju
    • Erik: 21/08/2020 00:07

      Hahaha Argen, tamam per maske eshte koha. Kur shoh komentet ketu me kujtohet Shqiperia e fillimviteve ‘90 ku tema kryesore mes çunave ishte kush ishte me i forti i qytetit, sa veta kishte gjuajtur me thike etj.

    • Kola: 19/08/2020 23:00

      Ku eshte ky Mehdi, te na rruaj pak qenin

    • Argen: 19/08/2020 20:23

      Ku e ka influencen Ivziku qe mos te rrezikohena dhe te mbajme ndonje maske?!!

    • Mexi boy: 19/08/2020 17:57

      KAN DAL GJAMBAZAT TESH E TANA TAPO I RREGULLON ASMERI ME BAJRAT PERNJAT ZDEL MA KY TRIMI SI PO THOJN ASHT MA I FUQISHMI MAS TE MERZITEN VEQ PAK DURIM DON THONA NA SHKODRANY

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?