Vendbanimi i Linit me palafite më i vjetri në Europë, arkeologu Anastasi: Daton 5800 - 6000 vjet para Krishtit

17 Korrik 2023, 18:47| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 14:35

  • Share

Shtëpitë prej druri në bregliqen janë ndërtuar 5800-6000 mijë vjet Para Lindjes së Krishtit. Tashmë arkeologët janë të bindur se Lini i Pogradecit është vendbanimi më i hershëm me palafite në Europë.

“Me ato që kemi kërkuar deri tani dhe rezultatet paraprake konfirmojmë se ky lloj vendbanimi është më i vjetri në Europë”.

Kërkimet arkeologjike në liqenin e Ohrit nisën në vitin 2021 dhe do të vazhdojnë deri në 2024. Ato drejtohen nga arkeologu i njohur Ardian Anastasi dhe zvicerani Albert Hafner, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës. 

“Kemi që në 2021 që kërkojmë për gjurmët e fermerëve të hershëm që kanë jetuar këtu. Palafitet e zbuluara këtu datojnë 6 mijë vjet para krishtit, pra mund të themi se në Lin është zhvilluar aktiviteti i parë bujqësor në Europë...”.

Por sa më shumë palafite të zbuluara aq më shumë pikëpyetje ngrihen për studiuesit.

Disa pyetje për të ardhmen: Pse këta njerëz nga vendbanimet në tokë kaluan në bregliqen apo liqen? Nga viti në vit kemi rezultate befasuese për ne, këtë vit kemi zbuluar këtë murin me pilota druri i vendbanimit që është një nga shembujt e rrallë në Ballkan.

Kërkimet nënujore në liqenin e Ohrit do të vazhdojnë deri në fund të vitit 2024, me zhytës profesionistë dhe arkeologë të ekipit shqiptaro-zviceran. Sigurisht qëllimi kryesor është ai studimor e akademik, ndërsa për sytë kureshtarë të publikut vendbanimi i prehistorik i Linit mund të tregohet përmes një muzeu virtual.

“Do të gjejmë mënyra për ti ekspozuar, si për shembull përmes telekamerave mund të ndërtojmë muze virtual dhe sigurisht do të ketë informacion të plotë të botuar për këtë vendbanim që është më i vjetri në Europë me palafite”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?