Vendet e G7: Asetet ruse të ngrira derisa të paguhen dëmet e Kievit! Rusia të sqarojë rrethanat e vdekjes së Navalnyt

24 Shkurt, 22:56| Përditesimi: 24 Shkurt, 22:59

  • Share

Udhëheqësit e G7 ranë dakord se "asetet sovrane të Rusisë do të mbeten të palëvizura derisa Rusia të paguajë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë".

Kështu bëhet e ditur në deklaratën e lëshuar në fund të samitit që u mbajt përmes videokonferencës.

"Ne vazhdojmë të kundërshtojmë çdo përpjekje për të shmangur dhe anashkaluar sanksionet tona. Ne do të vendosim sanksione shtesë ndaj kompanive dhe individëve të vendeve të treta që ndihmojnë Rusinë të marrë armë ose inpute kryesore të armëve," thuhet në tekst.

Udhëheqësit e G7 i kanë bërë thirrje Rusisë që të "sqarojë plotësisht rrethanat" e vdekjes së Alexei Navalny, disidentit rus që vdiq në një burg në Arktik një javë më parë.

Udhëheqësit i bënë edhe një herë "homazhe guximit të jashtëzakonshëm" të kundërshtarit kryesor të Kremlinit, i cili "sakrifikoi jetën e tij në luftën kundër korrupsionit dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Rusi".

Po ashtu, ata i bënë thirrje qeverisë ruse që të lirojë të gjithë të burgosurit e ndaluar padrejtësisht dhe të ndalojë persekutimin sistematik të opozitës.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?