Vendet e Vishegradit kundërshtojnë politikën e BE-së ndaj emigracionin

24 Shtator 2020, 16:06| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 16:08

  • Share

Një grup i vendeve të Evropës Lindore hodhi poshtë planin e ri të BE për trajtimin e migrantëve sepse sipas tyre plani i paraqitur nuk ishte strikt sa duhet duke i dhënë një goditje përpjekjeve për të zgjidhur një nga problemet më të mprehta të Evropës.

Udhëheqësit e Hungarisë, Polonisë dhe Republikës Çeke, të cilët kanë një qëndrim të ashpër kundër emigracionit, zhvilluan bisedime me zyrtarë të lartë të BE ndërsa blloku përpiqet të reformojë rregullat e azilit pesë vjet pasi kontinenti u përfshi nga një krizë  e thellë emigracioni.

Komisioni Evropian, publikoi plane të reja të Mërkurën për kontrolle më të ashpra kufitare dhe procedura të efektshme për dëbimin e azilkërkuesve, por Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se masat nuk janë aq strikte sa duhet, duke këmbëngulur që refugjatët të kontrollohen në kampe jashtë Evropës.

"Nuk ka asnjë përparim. Ka shumë ndryshime, por ende përparim," u tha Orban gazetarëve pas bisedimeve në Bruksel me homologët e tij Çekë dhe Polakë dhe me  Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Së bashku me Sllovakinë, të tre vendet përbëjnë Grupin e Vishegradit, i cili i ka rezistuar me forcë përpjekjeve të mëparshme  për shpërndarjen e refugjatëve duke përdorur një sistem të kuotave.

"Përparim  për mua do të thotë kampe jashtë BE, kështu që askush nuk mund të shkelë në tokë të Bashkimit Evropian pa pasur leje për ta bërë këtë," tha Orban, duke iu referuar idesë së qendrave të shqyrtimit të vendosura jashtë Evropës.

Orban tha se "Qasja themelore është e pandryshuar. Dhe vazhdoi duke thënë se  "BE  do të dëshironte të menaxhonte migracionin dhe të mos ndalonin migrantët ndërkohë  që pozicioni hungarez është tjetër  'Stop migrantëve'.”

Plani i BE për të reformuar të ashtuquajturën rregullore të Dublinit për azilkërkuesit, të cilën vetë Von der Leyen pranon se ka dështuar, u lançua dy javë pasi zjarri shkatërroi një kamp migrantësh të mbipopulluar në ishullin grek të Lesbos.  

Kryeministri çek Andrej Babis hodhi poshtë idenë e vendeve që nuk dëshirojnë të strehojnë migrantët "Në shikim të parë, duket se Komisioni Evropian ende nuk e ka kuptuar që për të ndaluar migrimin e paligjshëm ne duhet të ndalojmë migrantët e të arrijnë në tokën Evropiane".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?