Vendet më të ardhura të ulëta dhe mesme mund të marrin vaksinat antiCOVID-19 në fund të Janarit

8 Janar 2021, 10:27| Përditesimi: 8 Janar 2021, 10:31

  • Share

Vaksinimi tashmë është duke u zhvilluar në disa prej vendeve më të pasura të botës, duke përfshirë SHBA, vendet e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe dhe Kanadaja. Por një lajm të mirë ka dhënë OBSH e cila ka theksuar se edhe vendet më të ardhura të ulëta dhe të mesme të botës mund të presin që të fillojnë të marrin dozat e tyre të para të vaksinës COVID-19 midis fundit të janarit dhe mesit të shkurtit.

E pyetur se sa shpejt kombet afrikane me të ardhura më të ulëta do të merrnin vaksina, O'Brien tha për një ngjarje të drejtpërdrejtë të OBSH-së në mediat sociale: "Struktura ka mundësi të përdorë mbi 2 miliardë doza vaksinash. Ne do të fillojmë t'i dorëzojmë ato vaksina ndoshta nga fundi i janarit, dhe nëse jo, sigurisht deri në fillim të shkurtit dhe mes të shkurtit.

COVAX, me  përpjekjen për prokurimin dhe shpërndarjen e vaksinave të bashkuar globalisht, ka arritur marrëveshje për të siguruar 2 miliardë doza dhe grupi i parë i vaksinave do të fillojë të shpëndahet brenda javësh, tha kreu i vaksinave të OBSH-së, Kate O'Brien.

"Ne kemi nevojë për rreth 7 miliardë dollarë në mënyrë që të shpërndajmë vaksinë të mjaftueshme në këto vende deri në fund të vitit 2021. Ne tashmë kemi mbledhur rreth 6 miliardë dollarë nga 7 miliardë dollarë", tha O Brien.

COVAX synon të sigurojë vaksina për 20 përqind të popullsisë në secilin vend pjesëmarrës deri në fund të vitit, për 92 ekonomi me të ardhura të ulëta dhe të ulëta të mesme të përfshira në skemë.

COVAX , ka arritur të nënshkruajë marrëveshje me AstraZeneca/Oxford, Novavax Johnson and Johnson dhe me Sanofi/GSK, asnjëra prej të vaksinave nuk ka marrë miratimin për përdorimin emergjent, përveç Astra Zenecës, e cila ka filluar të përdoret në Mbretërinë  e Bashkuar.

Në një komunikim me përfaqësuesit e Gavi, Report TV i pyeti se a është në rrezik sistemi i shpërndarjes së vaksinave sa koha ato nuk kanë marrë autorizimin.

“Duke qënë se AstraZeneca ka marrë licensimin për përdorim emergjent në Mbretërinë e Bashkuar, është një hap tjetër pozitiv për këtë vaksinë që është një premtim i madh për të gjithë. Ajo është një vaksinë më kosto të përballueshme dhe e përshtatshme për t’u shpërndarë në të gjithë botën.”.

OBSH dha vlefshmëri emergjente për vaksinën Pfizer-BioNTech më 31 Dhjetor, duke hapur rrugën që vendet në mbarë botën të japin miratimin e shpejtë të importit dhe shpërndarjes së saj.

Sipas pasqyrës së OBSH-së për vaksinat kandidate, 63 janë testuar te njerëzit, 21 prej të cilave arritën fazën përfundimtare të testimit në masë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?