Ndeshja Dinamo - Partizani, e vlefshme për vendin e tretë/katërt në Superligën e futbollit, e planifikuar fillimisht për t’u luajtur më 9 maj në Elbasan, do të zhvillohet më 10 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të garës ndërkombëtare Giro d’Italia në datat 9, 10 dhe 11 maj në Shqipëri, gjatë së cilës një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara. Vendimi është marrë pas konsultimeve me Policinë e Shtetit dhe në dakordësi me klubet e Dinamos dhe Partizanit.
Të dyja skuadrat u eliminuan në gjysmëfinalet e "Final 4" dhe humbën mundësinë për të qenë në garë për titullin kampion. Dinamo u mposht nga Vllazani, ndërsa Egnatia kaloi Partizanin.
Veç Dinamo - Partizani që luhet për vendin e tretë, finalja e sezonit do jetë Egnatia - Vllaznia që luhet të hënën e 12 majit në "Arenën Kombëtare" duke nisur nga ora 20:00.
Komente
