Politikë

‘Vendi juaj është në BE!’ Macron ndaj VIDEO-mesazhin në shqip për vizitën në Tiranë: Faleminderit për mikpritjen, miqësia jonë e fortë, ne po e çojmë në majat më të larta

17 Maj, 16:10| Përditesimi: 17 Maj, 16:19

  • Share

Vizita dy-ditore në Tiranën zyrtare e Presidentit të Francës Emmanuel Macron i ka lënë atij përshtypje nga më të mirat, të cilat ka gjetur rastin edhe t’i ndajë në rrjetin social.

Me një video-postim dhe mesazh në llogarinë personale në Instagram, kreu i shtetit francez ndau imazhe nga takimi me kryeministrin Edi Rama në kryeministri.

Macron shkruan në shqip dhe frëngjisht një mesazh falënderimi për mikpritjen e ngrohtë në Shqipëri, ndërsa shton se dy vendet do të kenë bashkëpunime të rëndësishme, në disa fusha.

“Vendi juaj është në BE dhe në do ju mbështesim në rrugëtimin tuaj evropian. Faleminderit për mikpritjen, miqësia mes Shqipërisë dhe Francës është e fortë dhe ne po e çojmë në majat më të larta”, shkruan Macron mes të tjerash.

Presidenti francez ndodhet në Tiranë për herë të dytë, teksa dje mori pjesë në Samitin e VI-të të Komunitetit Politik Evropian dhe më tej vijoi vizitën zyrtare edhe ditën e sotme, me marrëveshje bashkëpunimi mes dy palëve.

Video-Mesazhi i Emanuel Macron:

“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen kaq të ngrohtë në Tiranë.

Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës është e fortë dhe ne po e çojmë atë në majat më të larta! Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, ushtarak apo kulturor, deklaratat tona janë kthyer në realizime shumë konkrete. Kjo vlen edhe për arsimin, siç është rasti i hapjes së një shkolle 42 në zemër të kryeqytetit tuaj, ku patëm kënaqësinë të shkojmë dje.

Vendi juaj është në Bashkimin Evropian. Franca do të jetë në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesë në reformat tuaja gjatë këtij rrugëtimi evropian”.

Rroftë miqësia midis vendeve tona!”, shkruan Macron.

Postimi i Macron në Instagram, shqip dhe frëngjisht

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?