Politikë

'Vendi ka nevojë për një frymë të re'/ Rudina Hajdari rrëfen nëse do të krijojë një parti të re

20 Korrik 2019, 20:31| Përditesimi: 20 Korrik 2019, 20:39

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, tha për Zërin e Amerikës se ajo vazhdon të qëndrojë në Parlament pasi nuk mund të shkojë kundër rrymës perëndimore. Ajo tha se vendi ka nevojë për një frymë të re politike dhe se ka shumë të rinj të edukuar brenda dhe jashtë që nuk ndihen të përfaqësuar nga partitë e tanishme politike.

"Shumë shpejt duhet ta fusim vendin në shina për të hapur negociatat dhe për të ngritur institucionet e reja të drejtësisë. Duhet të fillojmë edhe me reformën zgjedhore që do të zgjidhte krizën politike.

Unë zgjodha të qëndroj në parlament, pasi vendimi i PD-së për të djegur mandatet ishte antishqiptar, pasi bllokonte reformën në drejtësi. Kjo solli një shkatërrim në imazhin e Shqipërisë. Qeveria ndodhet në një situatë jashtë horizontit demokratik. Kjo qeveri po vijon që të bjerë, opozita bëri vetëm një gabim, që doli jashtë institucioneve. Unë nuk kam asgjë me opozitën, por nuk mund të shkoj kundër rrymës perëndimore"tha ajo.

E pyetur nëse do të krijojë një parti të re, ajo u shpreh se "Për të ardhmen time do të vendosin shqiptarët, ata e kanë në dorë, por e rëndësishme është që të marr vendimet e duhura. Gjithsesi, ndodhem në një situatë të vështirë, Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike".

Rudina Hajdari tha se Meta nuk respektoi Kushtetutën me vendimin e tij për të anuluar 30 Qershorin.

"Meta zgjodhi një rrugë jo legjitime, ai nuk zbatoi Kushtetutën. Premtoi një zgjidhje që nuk gjen rrugë institucionale. Do të kemi Kushtetuesen që do të marrë një vendim për Presidentin që zhdekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit".

Por a mund të pengojë situata politike negociatat? 'Ka ndikuar shumë në mënyrë serioze në hapjen e negociatave, por akoma kemi shpresë në tetor dhe urojmë që kjo rrugë të mos mbyllet për shqiptarët, pasi rrezikojmë shumë. Qeveria nuk ka bërë detyrat e shtëpisë, por edhe opozita ka përgjegjësitë e saj" përfundoi ajo.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Protestues: 20/07/2019 23:47

    Me partine tende z Rudina ti con uje tek MULLIRI I DIKTATORIT RAMA , QE YTATE LUFTOJE ME ME MISH DHE SHPIRT PER TE RREZUAR DIKTATORIN

    Përgjigju
  • Ariu: 20/07/2019 23:00

    Kjo eshte nje analfabete ne plot kuptimin e fjales, nuk e kuptoj pse vazhdoni e i beni publicitet nje dementje te tille!

    Përgjigju
    • Altini: 21/07/2019 07:43

      Se i nevojitet nje fare "opozite" Edvinit qe mos te duket parlament monist (dhe pse eshte) perdor keta lolot qe qendrojne ne parlament

  • EDI: 20/07/2019 22:51

    Vajze Shqipetare Me keqardhje po te drejtohem dhe te jap nje keshille per jeten tende qe te munduan dhe tradhetuan ato Bastarde demokrate ,qe sillen rrugeve si shpetimtare te pa bese ne historine e Kombit Azemi yt ate ishte burre dhe burreria e tije i zuri syte atyre banditeve qe thirrnin me Slogan for Democracy Berisha Meta Lulushi dhe pantera Monika jane 4 bastardet qe jo duhen gjykuar por nbyllur ne Burgjet e Shqiperise per jete .Sot bejne thirrje per Popullin kur deri dje per 30 vite u fryne dhe u dhjamosen me te gjithe pasurite Kombetare ,duke mashtruar Popullin Shipetar , yT ATE ESHTE VRARE NGA dORA GJAKATARE E KETYRE BANDITEVE QE THIRRIN PER LIRI ,DREJTESI DHE CHARACTER Koha madje ka ikur duhet me domosdo nje gjak i ri Energjik Parimor dhe Shqipetar Keto flluska Sapuni vetem vjedhin VRER Gjykimi eshte i afert Kurse ju dhe stafi juaj duhet te shejtoni drejte nje formimi per nje Democracy Reaa Koha po mbaron GO OUR GIRL PLEASE

    Përgjigju
  • USA: 20/07/2019 21:03

    ROB ME TE TRASH SE KJO SKAM PARE KJO DO KRIJOJ PARTIN E GOPIT TE SEMES BAJGA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?