Kultura

“Vendi më i humbur në Shqipëri”! Fshati që nuk gjendet në hartë, premierë në amfiteatrin e Durrësit

16 Korrik, 15:50| Përditesimi: 16 Korrik, 15:56

  • Share

Me humor, ironi dhe reflektim mbi harresën, “Vendi më i humbur në Shqipëri” ngjiti në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit historinë e një fshati që nuk gjendet në asnjë hartë, po ku banorët nuk heqin dorë nga ëndrra për ta kthyer në një atraksion turistik.

Një histori e lindur si komedi franceze, që mbart një mesazh serioz për dëshirën për të mos mbetur të humbur. Ajo vjen e përshtatur në shqip me të drejtën e autorit Jean-Pierre Martinez.

“Është komedi shumë e bukur, me surpriza. Vendasit duhet të vijnë se do të gjejnë veten, ndërsa turistët duhet të vijnë se do të shohin një realiteti shumë  të bukur të vendit tonë.”, shprehet Andia Xhunga regjisore

Alketa Tragaj, skenografe dhe kostumografe e shfaqjes, bashkë me ekipin e saj krijoi magjinë e skenës mbi rrënojat e amfiteatrit antik.

“Më duhet të falenderoj gjithë stafin e teatrit ‘Aleksandër Moisiu’, që kanë punuar në qiell të hapur për të ngritur një skenografi të tillë. Kemi pasur problemet tona gjatë punës, por në fund ia dolëm me sukses.”, thotë Alketa Tragaj, skenografe

E mirëpritur nga publiku, “Vendi më i humbur në Shqipëri” premton të udhëtojë edhe në qytete të tjera, duke kujtuar me humor dhe finesë se edhe vendet më të harruara mund të rizbulohen, nëse nuk humbasim shpresën. Shfaqja shënon premierën e dytë këtë vit për teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ të Durrësit.

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?